Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump: Hapësira ajrore e Venezuelës duhet të konsiderohet e mbyllur

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës duhet të konsiderohet e mbyllur.

Ky paralajmërim i lëshuar më 29 nëntor shënon përshkallëzimin e fundit në mosmarrëveshjet mes Trumpit dhe Nicolas Maduros të Venezuelës.

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, “ju lutem konsiderojeni HAPËSIRËN AJRORE MBI DHE PËRRETH VENEZUELËS SI TË MBYLLUR PLOTËSISHT”.

Presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera për këtë çështje.

Deklarata vjen në kohën kur administrata e Trumpit po e shton presionin ndaj Venezuelës me një dislokim të madh ushtarak në Karaibe, që përfshin aeroplanmbajtësen më të madhe në botë.

Uashingtoni thotë se synimi është frenimi i trafikut të drogës, por Karakasi këmbëngul se qëllimi përfundimtar është ndryshimi i regjimit në Venezuelë.

Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër më shumë se 20 anijeve të dyshuara për kontrabandë droge nga Venezuela në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor që nga fillimi i shtatorit, duke vrarë më shumë se 80 persona.

Tensionet rajonale janë rritur si rezultat i fushatës dhe dislokimit ushtarak.

The New York Times raportoi të premten se dy udhëheqësit kishin folur me telefon javën e kaluar dhe kishin diskutuar për një takim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara.

Raportimet për bisedën telefonike midis Trumpit dhe Maduros doli një ditë pasi presidenti amerikan tha se së shpejti do të nisin operacionet tokësore për të ndaluar trafikun e drogës nga Venezuela, duke rritur edhe më shumë tensionet me Karakasin.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus