Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë në Uashington

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë në Uashington të mërkurën pranë Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Donald Trump nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë kur ndodhi incidenti, pasi ai gjendet në Florida.

Trump tha se dy pjesëtarët e Gardës Kombëtare janë "plagosur rëndë" dhe se sulmuesi është gjithashtu i "plagosur rëndë".

"Kafsha që i qëlloi dy pjesëtarët e Gardës Kombëtare - që të dy të plagosur rëndë dhe tani ndodhen në dy spitale të ndryshme - është gjithashtu i plagosur rëndë, por sidoqoftë, do ta paguajë shumë shtrenjtë", shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Sekretarja për Punë të Brendshme, Kristi Noem, tha në një postim në rrjetet sociale se dy anëtarë të Gardës janë qëlluar dhe se departamenti i saj po bashkëpunon me policinë lokale për të mbledhur më shumë hollësi.

Policia në Uashington tha se një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas të shtënave një bllok larg Shtëpisë së Bardhë dhe se zona është siguruar.

"Presidenti është njoftuar", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Trump ndodhet në resortin e tij në Palm Beach para festës së Ditës së Falënderimeve të enjten.

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, është në Kentaki.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus