Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Ndalen fluturimet në aeroportin e dytë më të madh në Suedi për shkak të dronëve

Në aeroportin Gothenburg-Landvetter, në perëndim të Suedisë, u ndërprenë fluturimet më 6 nëntor, pasi u vërejt një ose më shumë dronë në aeroport, thanë autoritetet.

Dronët kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të trafikut ajror nëpër Evropë gjatë muajve të fundit, duke detyruar mbyllje të përkohshme të aeroporteve në disa vende. Disa zyrtarë kanë fajësuar luftën hibride nga Rusia për këto incidente, por Moska ka mohuar se ka gisht në to.

“Në Aeroportin Landvetter është vërejtur një dron ose disa dronë”, tha një zëdhënës i agjencisë së aviacionit civil, LFV.

Një zëdhënës i policisë suedeze tha se policia mori informacione mbi detektime të dyshuara të dronëve nga disa persona në orën 16:41 dhe shkoi në vendngjarje për të mbledhur informacione, me qëllim që të konfirmojë këto pretendime.

“Ne kemi nisur një hetim për sabotim të dyshuar të aviacionit”, tha zëdhënësi i policisë.

Ky aeroport është i dyti më i madh në Suedi, pas Arlandas në Stokholm, sipas operatorit të aeroportit Swedavia.

“Hapësira ajrore mbi aeroportin Landvetter është aktualisht e mbyllur për shkak të indikacioneve për një dron të dyshuar”, tha drejtoresha e operacioneve në Swedavia, Susanne Norman.

“Hapësira ajrore do të mbetet e mbyllur derisa policia të përfundojë hetimet”, shtoi ajo.

Të martën, detektimet e dronëve detyruan autoritetet në Belgjikë të mbyllnin aeroporte dhe një bazë ushtarake, teksa ministri i Mbrojtjes i shtetit e quajti një sulm të koordinuar.

Të enjten, policia në Norvegjinë fqinje tha se kishte mbyllur një hetim mbi detektimet e dyshuara të fluturakeve, që shkaktuan mbylljen e aeroportit të Oslos në shtator, duke u thirrur në mungesë të provave që do të dëshmonin se dronët kishin qenë të pranishëm.

Në Danimarkën, disa aeroporte, përfshirë në Kopenhagë, gjithashtu u mbyllën përkohësisht në shtator për shkak të raportimeve për fluturime të dronëve pranë aeroporteve.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus