Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Gjykata s’e pranon kërkesën e AAK-së për rivotim në Junik

Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë të mërkurën një ankesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes të cilës ajo kishte kërkuar që Juniku, një komunë në perëndim të vendit, të shkonte në rivotim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Supremja e refuzoi si të pathemeltë ankesën e AAK-së kundër një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nga 24 tetori.

Banorët e Junikut do të votojnë në balotazh më 9 nëntor për ta zgjedhur kryetarin e tyre, pasi në rundin e parë nuk pati fitues të qartë.

Ata do të zgjedhin mes kandidatit të AKK-së, Agron Kuçi, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ruzhdi Shehu.

AAK-ja ishte ankuar në Supreme kundër atij vendimi, duke kërkuar që të anulohen dhe të shpallen të paligjshme zgjedhjet komunale të 12 tetorit në komunën e Junikut, të urdhërohet Komisioni Qendror Zgjedhor ta bëjë pastrimin e listave dhe largimin e të gjithë atyre votuesve të cilët janë regjistruar si banorë votues të Junikut në tre muajt e fundit para zgjedhjeve të tetorit, dhe që komuna e Junikut të shkojë në rivotim.

Gjykata e arsyetoi vendimin për ta refuzuar ankesën e kësaj partie duke thënë se pretendimet e saj mund të jetë objekt shqyrtimi i Prokurorisë për hetim të mundshëm penal, por jo si parregullsi që lidhet me ditën e votimit.

Lidhur me pretendimet për rritjen e numrit të votuesve në Junik, Prokuroria Themelore në Pejë tha më 16 tetor për Radion Evropa e Lirë se kishte nisur hetimet nëse në këtë komunë kanë votuar persona që nuk janë banorë të këtij vendi.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Junik të drejtë vote për zgjedhjet lokale të 12 tetorit kishin 4.846 persona. Nga ta, votuan 2.519 persona.

Ndërkaq, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kjo komunë kishte më pak votues të regjistruar, përkatësisht 4.527. Atëbotë, në zgjedhje morën pjesë 2.276 votues.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus