Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Mijëra njerëz evakuohen si pasojë e përhapjes së madhe të zjarreve në ishullin Kretë të Greqisë

Përhapja e madhe e zjarreve si pasojë e erërave të forta në ishullin jugor grek, Kretë, i ka detyruar mijëra banorë dhe turistë të evakuohen, thanë zyrtarët të enjten.

Moti i nxehtë dhe i thatë në Greqi – që nuk është i pazakontë për këtë periudhë të vitit – e ka rritur rrezikun e përsëritjes së zjarreve verore që goditën vendin në vitet e fundit.

Në Kretë, rreth 5.000 njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve që shpërthyen mbrëmjen e së mërkurës, tha të enjten presidenti i Shoqatës Rajonale të Hoteleve për AFP.

Yorgos Tzarakis tha se rreth 3.000 turistë dhe 2.000 banorë janë larguar, kryesisht gjatë natës, si "masë paraprake" nga zonat pranë qytetit turistik të Ierapetras në Kretë.

Më herët, nënprefekti Yannis Androulakis i tha transmetuesit grek Mega se "evakuimet u kryen në shumë hotele dhe turistët u transferuan në mënyrë të sigurt në një palestër të mbyllur në komunën e Ierapetras", në juglindje.

Autoritetet vepruan sepse avionët zjarrfikës nuk ia dolën të arrinin zonat e prekura gjatë natës, shtoi ai.

"Momentalisht, ka tri fronte aktive" tha Androulakis. "Për shkak të erërave të forta, zjarri ka përparuar me shpejtësi".

Rreth 270 zjarrfikës, 10 helikopterë dhe dronë janë dërguar për t’i luftuar zjarret, tha Vassilios Vathrakoyannis, zëdhënës i shërbimit zjarrfikës.

Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po shkaktojnë zjarre më të shpeshta dhe më intensive dhe katastrofa të tjera natyrore.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus