Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

Irani ka organizuar të shtunën ceremoni shtetërore të varrimit të rreth 60 personave, përfshirë komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë të vrarë në luftën kundër Izraelit.

Ceremonia ka nisur në mëngjes në Teheran, ndërsa zyrat qeveritare dhe shumica e bizneseve do të jenë të mbyllura.

Në pamjet e televizionit shtetëror janë parë mijëra njerëz me rroba të zeza duke mbajtur në duar flamuj iranianë dhe fotografi të komandantëve të vrarë.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, bashkë me zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë dhe komandantë ushtarakë – përshirë Esmail Qaanin, kreun e forcave Quds për operacione të jashtme të Gardës Revolucionare – kanë marrë pjesë në ceremoni.

Si Izraeli, ashtu edhe Irani kanë pretenduar fitore në luftën që ka nisur më 13 qershor dhe ka zgjatur për 12 ditë.

Pak para përfundimit të luftës, Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme në tri qendra bërthamore iraniane, ndërsa më pas presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se palët janë pajtuar për armëpushim.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei e ka minimizuar dëmin e shkaktuar nga bombardimet amerikane në qendra bërthamore, duke thënë se ato nuk kanë bërë “asgjë të rëndësishme”, pavarësisht se Trump ka thënë se qendrat janë shkatërruar plotësisht.

Të premten Trump e ka kritikuar Teheranin pse pretendon se e ka fituar luftën.

Ai ka thënë se e di saktësisht ku po strehohet Khamenei dhe që nuk do ta lejojë Izraelin dhe as ushtrinë amerikane që “t’ia marrin jetën”.

“E kam shpëtuar nga një vdekje shumë e trishtë dhe ai as nuk duhet të thotë ‘Faleminderit president Trump’”, ka shkruar Trump në rrjete sociale.

Ai ka shtuar se në ditët e fundit ka punuar për tërheqje potenciale të sanksioneve kundër Iranit, njëra prej kërkesave kryesore të Teheranit.

“Por jo, përkundrazi, unë përballem me deklarata të zemërimit, urrejtjes, dhe prandaj e pezullova gjithë punën për heqje sanksionesh dhe më tepër”, ka deklaruar Trump.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi i ka dënuar të shtunën deklaratat e Trumpit ndaj Khameneit.

Ai ka thënë se nëse presidenti Trump dëshiron me të vërtetë një marrëveshje, ai duhet t’i japë fund “tonit të papranueshëm” ndaj liderit suprem të Iranit.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka thënë se si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 627 civilë.

Sipas shifrave izraelite, nga sulmet iraniane janë vrarë 28 persona në Izrael.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus