Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes

Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, njoftoi më 21 qershor se Serbisë i janë transferuar mjetet e para nga Bashkimi Evropian, në shumën prej 51.66 milionë eurosh, në kuadër të para-financimit nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky avans përfaqëson mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore dhe njëkohësisht shërben si “konfirmim i përkushtimit të Serbisë për vazhdimin e reformave dhe rrugëtimit evropian të shtetit”, tha Mali në një njoftim me shkrim.

“Në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor është paraparë para-financimi në vlerën prej 7 për qind të shumës totale të mjeteve për secilin përfitues. Pjesa tjetër e pagesës, në shumë prej 59 milionë eurosh, është e destinuar për projekte brenda Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Financave të Serbisë.

Një ditë më parë, BE-ja tha se pjesa e parë e mjeteve nga Plani i Rritjes do t'i transferoheshin Serbisë.

Mali rikujtoi gjithashtu se Serbia në maj është bërë zyrtarisht pjesë e zonës së pagesave me euro (SEPA), gjë që sipas tij përbën “një hap të rëndësishëm në integrimin financiar dhe evropian” të Serbisë.

“Falë kësaj, qytetarët do të mund të kryejnë shumë më shpejt dhe me më pak kosto transaksionet në euro me vendet anëtare të SEPA-s, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, të gjitha vendet anëtare të BE-së”, tha Mali.

Më herët, Komisioni Evropian ka shpërndarë mjete për: Maqedoninë e Veriut – 24.4 milionë euro në mars, Shqipërinë – 30 milionë euro në mars dhe Malin e Zi – 12.5 milionë euro në maj.

Komisioni Evropian në fund të vitit 2023 miratoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me synim forcimin e procesit të afrimit të rajonit me BE-në, përmes përfshirjes graduale në politika, programe dhe përfitime të caktuara të anëtarësimit, që në fazën përgatitore para anëtarësimit zyrtar.

Pagesat janë të kushtëzuara me përmbushjen e reformave të përcaktuara në Agjendat e Reformës, të cilat janë hartuar nga përfituesit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus