Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Hetuesit austriakë thonë se sulmuesi “planifikoi me kujdes” sulmin në shkollë

Sulmuesi 21-vjeçar, që vrau nëntë nxënës dhe një mësuese në ish-shkollën e tij të mesme në Austri, kishte planifikuar me kujdes sulmin që zgjati shtatë minuta. Hetuesit austriakë thanë po ashtu më 12 qershor se sulmuesi kishte luajtur shumë lojëra online që kishin të bënin me të shtëna dhe vrasje.

Sulmi i së martës në një shkollë të mesme në Grac përfundoi pasi ish-nxënësi i kësaj shkolle vrau veten.

Hetuesit deri më tani nuk kanë arritur të zbulojnë motivin, tha kreu i hetuesve policorë, Michael Lohnegger, i cili e përshkroi sulmuesin si një njeri “shumë introvert”, që kishte jetuar së bashku me nënën e tij në një fshat në periferi të Gracit.

“Zbuluam se ai kishte pasion të madh të luajte lojëra online me vrasje”, tha Lohnegger.

Sulmuesi, i cili kishte lënë shkollën tre vjet më parë pa përfunduar studimet dhe të cilin autoritetet nuk e kanë emëruar deri më tani, kishte planifikuar me kujdes sulmin, sipas një letre të shkruar me dorë që u gjet në shtëpinë e tij, shtoi ai.

Ky shënim “tregon se e gjithë rrjedha e ngjarjeve ishte planifikuar nga sulmuesi deri në detajin më të vogël”, tha Lohnegger.

Lohnegger shtoi se mësuesja që ai vrau ishte njëra prej mësuesve të tij të mëparshëm, ndërsa sipas hetimeve deri tani “ai nuk kishte asnjë lidhje personale me nxënësit” që qëlloi.

Pak para orës 10:00 të mëngjesit të së martës, sulmuesi hyri në shkollën e mesme Dreierschuetzengasse përmes hyrjes kryesore. Ai kishte një çantë në të cilën kishte një pistoletë, një pushkë dhe municion. Në kohën e sulmit, sipas Lohnegger, në shkollën ishin deri në 400 nxënës.

Sulmuesi më pas kishte shkuar në katin e tretë – katin më të lartë të shkollës – hyri në një tualet, u armatos me armë zjarri dhe me një thikë gjuetie dhe më pas nisi të shtinte.

“Nga ora 09:57, ai nisi të shtinte në shkollë dhe të shtënat zgjatën afër shtatë minuta”, tha Lohnegger.

“Fillimisht ai shkoi në katin e dytë, ku hapi zjarr ndaj personave që gjendeshin në shkollë. Më pas, ai hipi në katin e tretë. Atje, ai nisi të qëllonte një derë të mbyllur të një klase dhe më pas nisi të shtinte pa dallim ndaj personave që gjendeshin brenda kësaj klase”, shtoi ai.

Më pas, sipas hetuesve, sulmuesi u kthye në tualet dhe e vrau veten, pak para se policia të arrinte në shkollë.

Sulmuesi, që kishte marrë leje për armë pasi u ishte nënshtruar vlerësimeve psikologjike në mars, kishte blerë pushkën që e përdori në sulm përmes një shitësi në Grac në prill dhe pistoletën në një qytet tjetër në maj, tha Lohnegger.

Në moshën 18-vjeçare, sulmuesi ishte refuzuar nga autoritetet që të kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi u ishte nënshtruar testeve psikologjike dhe fizike të cilat gjetën se ai nuk ishte “i aftë” psikologjikisht për të shërbyer në ushtri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer, në një përgjigje për AFP-në.

Pas sulmit, Austria shpalli tri ditë zie dhe në këtë shtet ka nisur një debat mbi ligjet për armët.

Gjatë bastisjeve në shtëpinë e sulmuesit, policia po ashtu gjeti një bombë artizanale “jofunksionale”, një letër lamtumire dhe një video-mesazh që ai kishte lënë për nënën e tij.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus