Në një kohë kur Kosova po përballet me një krizë të thellë politike dhe bllokadë institucionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka propozuar formimin e një qeverie uniteti me një agjendë 15-pikëshe që përfshin të gjitha partitë parlamentare. Megjithatë, analisti Imer Mushkolaj e sheh këtë si një lëvizje taktike të LDK-së, duke theksuar mungesën e realizueshmërisë dhe vullnetit politik për një zgjidhje të tillë.