Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump urdhëron dislokimin e marinsave dhe trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar dërgimin e 700 marinsave amerikanë dhe 2.000 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos, duke u zotuar se ata që protestojnë kundër arrestimit të imigrantëve do të "goditen më fort" se kurrë më parë.

Dërgimi i mijëra trupave dhe qindra marinsave të martën po ndodh në ditën e katërt të protestave të mëdhave në rrugët e Los Anxhelosit, të nxitura nga arrestimi i dhjetëra imigrantëve në një qytet me një popullsi të madhe të lindur jashtë vendit dhe me prejardhje latine.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e kritikoi ashpër këtë vendimin e Trumpit, duke e quajtur atë të pamatur, si dhe “mungesë respekti ndaj trupave tona”.

“Kjo nuk ka të bëjë me sigurinë publike,” shkroi Newsom në X. “Ka të bëjë me ushqimin e egos së rrezikshme të një presidenti”.

Dislokimi ndodhi pas protestave të së dielës, kur demonstruesit dolën në rrugë në qendër të Los Anxhelosit, duke djegur vetura dhe plaçkitur dyqane. Forcat e rendit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve.

Ndërkohë, protestat e së hënës ishin kryesisht paqësore, pas trazirave gjatë fundjavës që pasuan arrestimin e dhjetëra personave që autoritetet i përshkruan si imigrantë të paligjshëm dhe anëtarë bandash.

Në qytetin Santa Ana, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Los Anxhelosit, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës ndaj protestuesve që brohorisnin kundër Agjencisë për Imigracion dhe Dogana (ICE) mbrëmjen e së hënës.

Duke folur nga Uashingtoni, Trump i quajti protestuesit "nxitës profesionistë dhe kryengritës".

Trump shkroi në rrjetet sociale se protestuesit kishin pështyrë trupat, dhe nëse vazhdojnë ta bëjnë këtë, "ju premtoj se do të goditen më fort se kurrë më parë."

Pavarësisht veprimeve të izoluara të dhunës, zyrtarët dhe forcat vendore të rendit theksuan se shumica e protestuesve gjatë fundjavës kishin qenë paqësorë.

Shkollat në gjithë Los Anxhelosin funksiononin normalisht të hënën, ndërsa jeta në qytet dukej kryesisht e pandryshuar.

Në kontrast me përshkrimin e Trumpit, kryetarja e Los Anxhelosit, Karen Bass tha: "Kjo nuk është trazirë qytetare në shkallë të gjerë. Është e kufizuar në disa rrugë".

Shefi i Policisë së Los Anxhelosit, Jim McDonnell, tha se autoritetet vendore janë në gjendje ta kontrollojnë qytetin.

"Futja e personelit ushtarak federal pa koordinim të drejtpërdrejtë krijon sfida logjistike dhe rrezik për konfuzion gjatë incidenteve kritike", tha ai për gazetarët.

Të paktën 56 njerëz u arrestuan gjatë dy ditëve të fundit dhe pesë oficerë pësuan lëndime të lehta, thanë zyrtarët e Policisë së Los Anxhelos, ndërsa rreth 60 persona u arrestuan në protestat në San Francisko.

Protestuesit u përleshën gjithashtu me policinë në Nju Jork Siti dhe në Austin, Teksas, të hënën.

Kjo është hera e parë në dekada që Gardë Kombëtare shtetërore aktivizohet pa kërkesën e guvernatorit.

Hera e fundit që Garda Kombëtare u aktivizua pa lejen e një guvernatori ishte në vitin 1965, kur presidenti Lyndon B. Johnson dërgoi trupa për të mbrojtur një marshim për të drejtat civile në Alabama, sipas Qendrës Brennan për Drejtësi.

Në një dekret të shtunën, Trump përmendi një dispozitë ligjore që e lejon atë të dislokojë forcat federale kur ka “një rebelim ose rrezik për rebelim kundër autoritetit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus