Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Izraeli e sulmon portin Hodeidah në Jemen, kërcënon me bllokadë detare dhe ajrore

Marina e Izraelit e ka goditur të martën portin Hodeidah të Jemenit në Detin e Kuq, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i ka kërcënuar rebelët Huthi me një bllokadë detare dhe ajrore, nëse i vazhdojnë sulmet ndaj Izraelit.

Televizioni Al Masirah, i kontrolluar nga Huthit, raportoi se Izraeli i kreu dy sulme ndaj dokeve të portit Hodeidah.

Ushtria izraelite tha në një komunikatë se marina e saj goditi shënjestrat e Huthëve, duke shtuar se porti përdoret nga rebelët Huthi për të transportuar armë.

Nuk është raportuar për viktima deri më tani.

Sulmet ndodhën pasi ushtria izraelite të hënën u bëri thirrje njerëzve të largohen nga portet e kontrolluara nga Huthit në Ras Isa, Hodeidah dhe Salif.

"Ne paralajmëruam organizatën terroriste Huthi se, nëse vazhdon të qëllojë me armë drejt Izraelit, do të përballen me një përgjigje të fuqishme dhe do t’i nënshtrohen një bllokade detare dhe ajrore", tha Katz në X.

Që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, rebelët Huthi - aleatë të Iranit - kanë kryer sulme ndaj Izraelit dhe ndaj anijeve në Detin e Kuq, duke penguar tregtinë globale. Ata thonë se e bëjnë këtë në shenjë solidariteti me palestinezët.

Shumica e dhjetëra raketave dhe dronëve të lëshuar drejt Izraelit janë shkatërruar ose janë rrëzuar para se t’i arrinin shënjestrat. Izraeli ka kryer një sërë sulmesh hakmarrëse ndaj Huthit.

Izraeli i ka dobësuar ndjeshëm aleatë e tjerë të Iranit në rajon – Hezbollahun e Libanit dhe grupin palestinez Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, rebelët Huthi të mbështetur nga Teherani dhe grupet e armatosura proiraniane në Irak, ende qëndrojnë në këmbë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus