Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kosova përuron objektin e ri të një stacioni policor afër kufirit me Serbinë

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg nga kufiri me Serbinë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që mori pjesë në përurimin e këtij objekti, tha se ai do të shërbejë për sigurinë kufitare dhe për parandalimin e aktiviteteve ilegale.

Gurthemeli për këtë objekt të Policisë së Kosovës ishte vendosur më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, ky objekt është prej afër 4.000 metrash katrorë dhe për ndërtimin e tij janë investuar 753 mijë euro.

Gjatë përurimit të këtij objekti, Kurti tha se në bazë të marrëveshjeve të Brukselit, pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Zveçan, do të duhej të ishte një vendkalim i integruar i kufirit, “por për shkak se Serbia nuk respekton atë çfarë është dakorduar edhe më tej ngelet i parealizuar”.

“Jemi këtu sot gjashtë muaj e gjysmë më vonë për ta bërë përurimin, inaugurimin e Stacionit të ri Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit këtu në Izvor të Zveçanit të Republikës së Kosovës - në një ndërtesë impresive e cila ka kushtua rreth 750 mijë euro edhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 4 mijë metra katrorë në mënyrë që edhe zyrtarët policorë të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe performanca të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale”, tha Kurti.

Vitin e kaluar, institucionet e Kosovës nisën ndërtimin e disa stacioneve dhe nënstacioneve policore në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Institucionet e Kosovës kanë thënë se ato do të ofrojnë më shumë siguri, por nga serbët lokalë dhe Beogradi janë parë si të panevojshme dhe një formë presioni.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus