Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Serbia ndaloi një ish-pjesëtar të Policisë së Kosovës, thotë avokati Koci

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO) të Policisë së Kosovës, është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë, ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se ndonëse Spahiu ka tre vjet që nuk është pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, ai është marrë në pyetje për rastin Banjska - që ka të bëjë me sulmin e një grupi të armatosur serb kundër Policisë së Kosovës në këtë fshat të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.

Kosova e konsideron këtë sulm terrorist dhe akuzon shtetin e Serbisë për organizimin dhe kryerjen e tij.

“Ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar”, ka thënë Koci.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për të marrë më shumë informacione për këtë rast, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Avokati Koci ka pretenduar se ndalimi i Arbnorit është reagim i drejtpërdrejtë i zbulimit të Aleksandar Vllajiqit, i cili është dënuar me pesë vjet burgim nga autoritetet e Kosovës, ditë më parë, pasi e ka pranuar ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).

Sipas Kocit, pranimi i fajësisë nga Vllajiq ka vërtetuar se “BIA serbe ka vepruar brenda territorit të Kosovës dhe brenda strukturave të saj të sigurisë”.

Autoritetet serbe kanë ndaluar disa herë shtetas të Kosovës në territorin serb, nën dyshimet për krime lufte. Autoritetet e Kosovës i kanë konsideruar gjithmonë këto arrestime si arbitrare dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus