Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të infektimit me virusin HIV - shifër kjo që, sipas mjekëve, konfirmon trendin shqetësues të rritjes.

Viti i kaluar u mbyll me 34 raste të identifikuara, për dallim nga 2023-ta me 20.

Shifrat e fundit janë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku të gjitha institucionet shëndetësore - qofshin publike, apo private - janë të obliguara t’i raportojnë rastet.

Infektologët thonë se numri i rasteve me HIV - virusin që dëmton sistemin imunitar të personit të prekur dhe mund të transmetohet te tjetri përmes shkëmbimit të lëngjeve trupore - është alarmant.

“Nuk ka informim të mjaftueshëm të të rinjve se si bartet ky infeksion. Ndoshta nuk ka as informata se ku duhet dhe ku mund të testohen”, thotë Murat Mehmeti, shef i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se në këtë klinikë, që funksionon brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, deri më tash këtë vit janë regjistruar dhjetë raste të reja me HIV.

“Vitin e kaluar kemi pasur 29 raste të reja [në Infektive] - një numër shumë më i lartë se në vitin 2023”, thotë Mehmeti, duke shtuar se shumë raste edhe nuk raportohen dhe identifikohen, për shkak të paragjykimeve.

Këtë javë, kur ekipi i REL-it ishte në Infektive, aty ishin të shtrirë dy persona të infektuar në gjendje të rëndë.

Sipas Mehmetit, në këtë klinikë, aktualisht, marrin shërbime dhe terapi rreth 100 të infektuar.

Testimi dhe terapia aty, ashtu sikurse edhe në institucionet tjera publike të Kosovës, ofrohen falas.

Në IKSHPK konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se “ekziston edhe mundësia e testimit anonim dhe pa pagesë”.

Zyrtarët në këtë institut thonë se janë bërë fushata të shumta për rritjen e vetëdijes për këtë virus, sidomos me gjeneratat e reja në shkolla.

Kjo, edhe për faktin se mosha e të prekurve sillet kryesisht nga 20 vjeç e lart.

Edona Dobroshi-Deva, menaxhere e Programit Global për HIV-in në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se rritja e numrit të rasteve me këtë virus, mund të ketë ndodhur për dy arsye: e para, vetëdijesimi i njerëzve për t’u testuar dhe, e dyta, shfaqja e simptomave të virusit, pasi personi mund të jetë infektuar vite më herët.

“Të gjitha evidencat në Kosovë tregojnë se të rinjtë nisin marrëdhënie seksuale në mosha të hershme. Kështu që mendoj se edukimi duhet të fillojë sa më herët”, thotë Dobroshi-Deva për Radion Evropa e Lirë.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për komente në këtë temë.

Por, në ueb-faqen e kësaj ministrie figuron një dokument strategjik dhe plani i veprimit për kontrollin e disa sëmundjeve, përfshirë HIV-in.

Ministria thotë se synon ta përdorë atë si instrument kyç për “zbatimin efektiv të politikave të parandalimit, kujdesit dhe trajtimit të këtyre infeksioneve”.

Rasti i parë me HIV në Kosovë është paraqitur në vitin 1986. Që atëherë, mbi 50 veta kanë humbur jetën.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus