Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata të fluturimeve para se t'iu duhet t’i kompensojnë pasagjerët.

Aktualisht, pasagjerët në Evropë kanë të drejtë të fitojnë kompensim mes 250 deri në 500 euro, varësisht prej distancës së fluturimit, për vonesat prej tri orësh e më tepër.

Mirëpo, agjencitë ajrore ankohen se kjo rregullore u kushton shumë, dhe shpesh detyrohen që t’i anulojnë fluturimet, për shkak të efekteve zinxhir.

Shumica e vendeve të BE-së janë pajtuar të enjten që t’i ndryshojnë rregullat, duke tejkaluar kundërshtitë e Gjermanisë, në veçanti, pas disa orësh të negociatave në Luksemburg.

Sipas sistemit të ri, pragu i kompensimit do të rritet në katër orë për fluturimet deri në 3.500 kilometra, apo për fluturimet brenda Bashkimit Evropian, dhe shuma do të jetë 300 euro.

Për fluturime më të gjata, e drejta e kompensimit prej 500 eurosh do të zbatohet pas një vonese prej gjashtë orësh.

Organizata Evropiane e Konsumatorëve BEUC e ka kritikuar planin, duke thënë se “pragu i ri do t’iu pamundësojë shumicës së pasagjerëve të drejtën për kompensim” pasi shumica e vonesave janë mes dy dhe katër orësh.

Ajo u ka bërë thirrje ligjvënësve evropianë – që ende nuk e kanë miratuar tekstin – që t'i kenë parasysh të drejtat e pasagjerëve.

Kompromisi nuk i ka kënaqur as kompanitë ajrore, pasi Grupi i Kompanive Ajrore për Evropën, që përfshinë kompanitë: Air France-KLM, Lufthansa, Ryanair dhe easyJet, janë ankuar se “janë prezantuar edhe më shumë komplikime” sesa në planin fillestar të Komisionit Evropian.

Ministri polak i Infrastrukturës, Dariusz Klimczak, shteti i të cilit është në krye të Presidencës së BE-së, ka thënë se janë krijuar “mbi 30 rregulla të reja" për pasagjerët.

Aty përfshihet e drejta për të arritur në destinacion edhe përmes rrugëve alternative sa më shpejt të jetë e mundur, duke përfshirë edhe fluturimet e operuara nga transportues të tjerë, ose mënyra alternative të transportit.

Plani krijon edhe një sistem për pasagjerët që të kompensohen automatikisht për fluturimet e anuluara brenda 14 ditësh.

Aty përfshihet edhe e drejta e ndihmës – për ushqim dhe akomodim – kur udhëtimet nuk shkojnë sipas planit.

Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, ka thënë se është i kënaqur me kompromisin.

“Teksti do të mund të ishte më ambicioz, mirëpo është hap përpara drejt përmirësimit të kualitetit të shërbimeve të ofruara për pasagjerët “, ka thënë ai përmes një postimi në X.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus