Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump pas bisedës me Xi-në: SHBA dhe Kina do t’i rinisin bisedimet tregtare

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se diskutimet e tij përmes telefonit me liderin kinez, Xi Jinping, kanë përfunduar “mirë”, dhe që dy shtetet do t'i rinisin bisedimet tregtare, me shpresën që do të merren vesh rreth tarifave dhe furnizimeve globale për mineralet e rralla të tokës.

“Ekipet tona respektive do të takohen shpejt në një lokacion që do të përcaktohet”, ka shkruar Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick dhe përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, do të përfaqësojnë palën amerikane në negociata.

Presidenti republikan kanë thënë se Xi e ka ftuar me “mirësjellje” atë dhe Zonjën e Parë, Melania Trump në Kinë, dhe që Trump i ka bërë ftesë reciproke për vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se Trumpi e ka iniciuar thirrjen mes liderëve të dy ekonomive më të mëdha në botë.

Trump ka deklaruar një ditë më parë se është e vështirë që të arrijë marrëveshje me Xi-në.

“Më pëlqen presidenti Xi i Kinës, gjithmonë më ka pëlqyer, por është shumë i ashpër dhe është jashtëzakonisht e vështirë të bësh marrëveshje me të”, ka shkruar Trump të mërkurën në një postim në Truth Social.

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë bllokuar pak pasi është arritur një marrëveshje më 12 maj, që të dyja shtetet t’i ulin tarifat ndaj njëra-tjetrës.

SHBA-ja e akuzon Kinën që nuk eksporton minerale të rralla, ndërsa Qeveria kineze kundërshton vendimin amerikan që kufizon shitjen e çipave të avancuar, dhe qasjen që ka në dhënien e vizave për studentet kinezë.

Trump i ka ulur tarifat ndaj mallrave kineze nga 145 për qind në 30 për qind për 90 ditë, për të lejuar mbajtjen e bisedimeve.

Kina i ka ulur tarifat në mallrat amerikane nga 125 për qind në 10 për qind.

Këto vendime të ndërmarra për kohë të shkurtër i kanë çrregulluar tregjet globale dhe rrezikojnë me ashpërsim të kushteve tregtare mes dy vendeve.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus