Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Policia e Kosovës arreston një person, gjen pako që shiteshin si kolagjen

Policia e Kosovës njoftoi se ka gjetur dhjetëra pako të mbushura me një proteinë tjetër, të cilat po shiteshin në mënyrë të paligjshme si kolagjen.

Lidhur me këtë rast, autoritetet njoftuan se është arrestuar një person, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia tha se aksioni u zhvillua më 4 qershor, kur u lokalizuan dy posta të shpejta përmes së cilave shpërndaheshin produktet e falsifikuara.

“Me pas është identifikuar edhe personi si dhe objekti në Ferizaj, ku produktet janë ripaketuar dhe ambalazhuar”, u tha në njoftim.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar dhjetë thasë me paketime të mbushura me proteinën realmass, të cilat ishin vendosur në pako të vogla për t’u shitur online si kolagjen. Po ashtu janë sekuestruar 11 pako të gatshme për shitje si dhe sasi e konsiderueshme etiketash me mbishkrimin kolagjen.

Ndërkaq, në një postë të shpejtë në magjistralen Prishtinë-Pejë, zyrtarët policorë gjetën edhe 30 pako të porositura, që ishin të gatshme për t’iu dërguar klientëve dhe në postën tjetër të shpejtë në Lipjan u gjetën tri pako të tilla, të gatshme për t’iu dërguar klientëve.

Kolagjeni është një proteinë strukturore shumë e rëndësishme për trupin e njeriut. Ai ndihmon që lëkura të ketë elasticitet dhe qëndrueshmëri, mbështet kockat e ligamentet, ndihmon në shërimin e plagëve etj.

Me kalimin e viteve, trupi nis të prodhojë më pak kolagjen, duke shkaktuar rrudha në lëkurë, dobësim të nyjave e të tjera.

Kolagjeni mund të merret përmes ushqimit, sikurse nga mishi i kuq, peshku dhe vezët, por edhe në formë pluhuri apo kapsulash.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus