Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Rafuna kërkon sërish shtyrjen e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u bëri thirrje institucioneve të vendit që të kërkojnë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të shtyjë zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë.

Një ditë para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Rafuna në një konferencë për media tha se dalja e bizneseve në tregun energjetik me tarifa të parregulluara do të ketë “efekte të mëdha negative për bizneset, ekonominë dhe qytetarët”.

Ai përsëriti kërkesën e bizneseve që vendimi të shtyhet për një kohë, në mënyrë që, siç tha Rafuna, tregu të përgatitet më mirë.

“E theksoj edhe një herë, asnjë biznes nuk është kundër daljes në tregun e lirë. Biznesi po e kërkon vetëm fazën e tranzicionit në mënyrë që të ketë një konkurrencë më të madhe, të ketë një ofertë me çmim shumë më të volitshëm, siç e kanë vendet e rajonit, të Bashkimit Evropian dhe më gjerë”, tha Rafuna.

Vendimi i ZRRE-së nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.

Rafuna tha se bizneset që do të kalojnë në tregun e liberalizuar përbëjnë 60 për qind të ekonomisë së vendit.

Sipas tij, këto biznese që do të dalin në tregun e lirë do të përballen me çmim të ri të rrymës mbi 200 për qind më të shtrenjtë.

Më herët gjatë javës, bizneset bllokuan hyrjet në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e ZRRE-së. Odat ekonomike vazhdimisht kanë kërkuar që vendimi i ZRRE-së të shtyhet për një vit, në mënyrë që tregu të përgatitet më mirë.

Aktualisht, në treg janë të licencuara 21 kompani furnizuese me energji, ndërsa një tjetër është në proces licencimi. Shumica prej tyre janë nga Kosova, por ka edhe nga rajoni.

Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë, është një prej tyre.

Nëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit – aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është zgjedhur përmes një tenderi të hapur nga ZRRE-ja.

Nga ZRRE-ja kanë thënë më herët se nga 1 qershori bizneset që nuk e kanë zgjedhur kompaninë tregtare- automatikisht dalin në këtë furnizues.

Ky furnizim nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe çmimet janë më të larta sesa çmimi mesatar i tregut. Dhe nëse pas këtij afati kompania nuk lidh kontratë me ndonjë furnizues, rrezikon të mbetet pa furnizim me rrymë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus