Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Irani ngul këmbë se s’do ta ndalë pasurimin e uraniumit, me gjithë trysninë nga SHBA-ja

Diplomati më i lartë i Iranit ka këmbëngulur të mërkurën se Teherani nuk do ta ndalë kurrë pasurimin e uraniumit, duke e përsëritur qëndrimin e ashpër të republikës islamike në prag të rundit të ri të bisedimeve indirekte me Shtetet e Bashkuara për programin e saj bërthamor.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se “e kam thënë më parë dhe po e përsëris: pasurimi i uraniumit në Iran do të vazhdojë - me ose pa marrëveshje”, raportoi televizioni shtetëror.

Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar disa runde bisedimesh, përfshirë në nivel ekspertësh për hollësitë e një marrëveshjeje të mundshme.

Megjithatë, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe zyrtarë amerikanë - përfshirë presidentin Donald Trump, të dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio - këmbëngulin se Irani duhet të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit.

Irani nuk kishte hequr dorë nga pasurimi i uraniumit as në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

Araghchi shtoi se Irani “tani po shqyrton nëse do të marrë pjesë në rundin e ardhshëm të bisedimeve dhe kur do të marrë pjesë”. Negociatorët janë takuar më parë në Muskat të Omanit dhe në Romë.

Të mërkurën më vonë, ministri i jashtëm i Omanit njoftoi se rundi i pestë i bisedimeve indirekte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara do të mbahet të premten në Romë.

As Teherani e as Uashingtoni nuk e kanë konfirmuar takimin, apo nëse do të marrin pjesë.

Omani ka shërbyer prej kohësh si ndërmjetës, duke lehtësuar diplomacinë e heshtur mes tensioneve për programin bërthamor të Iranit dhe sigurinë rajonale.

Araghchi tha se Irani “nuk e ka braktisur kurrë diplomacinë. Do të jemi gjithmonë të pranishëm në tryezën e negociatave, dhe arsyeja kryesore për praninë tonë është mbrojtja e të drejtave të popullit iranian”.

“Ne i kundërvihemi kërkesave të tepruara dhe retorikës në tryezë”, shtoi ai.

Ndërkohë, një ditë më herët, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se nuk pret që bisedimet të sjellin marrëveshje.

“Nuk mendoj se bisedimet bërthamore me SHBA-në do të sjellin rezultate. Nuk e di”, tha Khamenei.

Synimi i bisedimeve është të kufizohet programi bërthamor i Iranit në këmbim të heqjes së disa prej sanksioneve ekonomike shkatërruese që SHBA ka vendosur ndaj republikës islamike.

Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e një veprimi ushtarak nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, dhe se Izraeli që ka gjasa të marrë pjesë në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Irani ka premtuar se do të përgjigjet ndaj çdo sulmi dhe ka treguar kapacitetet e tij ushtarake javët e fundit, përfshirë prezantimin e një rakete të re dhe një baze nëndetëse për dronë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus