Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish dhe shpendë në BE, për shkak të gripit të shpendëve

Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor i mishit të shpendëve në Bashkimin Evropian, e ka të ndaluar nga tani të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në BE, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, tha të hënën Komisioni Evropian.

Të premten, Brazili konfirmoi shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë shpendësh.

"Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues [Brazili] të mos jetë i prekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë (HPAI)", tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

"Autoritetet braziliane nuk mund të nënshkruajnë më certifikata të shëndetit të kafshëve për eksport në BE dhe këto certifikata nuk mund të lëshohen më. Asnjë produkt mishi apo shpendësh nuk mund të eksportohet në BE nga asnjë pjesë e territorit brazilian", tha zëdhënësi.

Ministri i Bujqësisë i Brazilit, Carlos Favaro, tha të premten se, sipas protokolleve ekzistuese, vende si Kina, Bashkimi Evropian dhe Koreja e Jugut do ta ndalojnë importin e shpendëve nga Brazili për 60 ditë.

Por, Komisioni nuk dha asnjë afat kohor.

Komisioni Evropian theksoi se, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve - i cili u zbulua në një fermë në shtetin Rio Grande do Sul - i gjithë territori i Brazilit ka pezulluar statusin zyrtar të të qenit "i paprekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë".

Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues të mos jetë i prekur nga HPAI.

BE-ja është një treg i vogël për Brazilin, i cili mbizotërohet nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut.

Në vitin 2024, Brazili eksportoi më shumë se 5 milionë tonë mish shpendësh. Nga këto, afërsisht 4.4% shkuan drejt BE-së, sipas grupit kombëtar të mishit të derrit dhe shpendëve ABPA.

Nga totali i importeve të mishit të shpendëve në BE, Brazili është burimi kryesor, me rreth 32% vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të BE-së.

Megjithatë, vëllimi mbeti mjaft i ulët pasi pjesa më e madhe e konsumit të BE-së mbulohet nga prodhimi vendas.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus