Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Lideri suprem i Iranit hedh poshtë komentet e Trumpit për propozimin për programin bërthamor

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se Teherani nuk ndjen asnjë presion për t’iu përgjigjur një propozimi amerikan për një marrëveshje që synon të kufizojë programin bërthamor të Iranit.

Ai tha se komentet e presidentit amerikan, Donald Trump, për këtë çështje, gjatë vizitës së tij në rajonin e Gjirit Persik këtë javë, “nuk ia vlejnë të marrin përgjigje”.

Komentet e Khameneit më 17 maj erdhën një ditë pasi Trump tha se Uashingtoni kishte bërë një propozim dhe se Irani duhet të marrë një vendim për të shpejt.

“Ata kanë një propozim. Më e rëndësishmja, ata e dinë se duhet të veprojnë shpejt, përndryshe diçka e keqe — diçka e keqe do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One pasi u largua nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 16 maj.

Teherani këmbëngul se nuk ka marrë asnjë propozim.

Trump ka kërcënuar me veprim ushtarak kundër objekteve bërthamore iraniane nëse nuk arrihet një marrëveshje, dhe tha gjatë turneut të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme këtë javë se Shtetet e Bashkuara ishin “afër” një marrëveshjeje me Iranin.

Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja shumëpalëshe e vitit 2015 për programin bërthamor të Iranit në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

Teherani dhe Uashingtoni rifilluan bisedimet bërthamore në prill, me ndërmjetësimin e Omanit.

Një raund i katërt bisedimesh u mbajt në Muskat më 10 maj dhe ndonëse të dyja palët kanë thënë se do të ketë një raund tjetër negociatash, nuk është caktuar ende ndonjë datë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha më 15 maj se Irani ishte “në prag” të zhvillimit të një arme bërthamore dhe se Uashingtoni po përballet me një moment kritik me Teheranin.

Irani, i cili po pasuron uranium në nivel afër atij për armë bërthamore prej 60 përqind, pretendon se programi i tij bërthamor është paqësor dhe thotë se është i gatshëm të ofrojë garanci për Shtetet e Bashkuara për të zbutur shqetësimet.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus