Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Në Nish bëhen përgatitjet për tubimin e Vuçiqit, në Suboticë për protestën studentore

Pushteti në krye me Partinë Progresive Serbe ka organizuar të shtunën një tubim në Nish, qytetin e tretë më të madh në juglindje të Serbisë. Në tubim pritet të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Njëkohësisht, në Suboticë, në veri të Serbisë, studentët po organizojnë një protestë disaorëshe.

Vuçiq më herët kishte paralajmëruar se në tubimin në Nish do të prezantohen disa anëtarë të Lëvizjes për popullin dhe shtetin, formimin e së cilës pushteti e kishte paralajmëruar më parë.

Është njoftuar gjithashtu se në tubim do të marrin pjesë edhe “disa miq nga jashtë”.

Përkrahësit e tij në këtë tubim i ka ftuar edhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq.

Tubimi në Sheshin e Mbretit Milan në Nish po mbahet megjithëse Komuna e Medijanës në Nish, e vetmja në të cilën SNS-ja nuk është në pushtet, një ditë më parë ka urdhëruar që të hiqet skena, pasi organizatori nuk ka dorëzuar dokumentacionin përkatës për leje.

Ndërkohë, një grup studentësh në Nish ka paralajmëruar se gjatë ditës do të organizojë protesta në disa lokacione, ndërsa tubimi qendror do të mbahet në Sheshin e Mbretit Aleksandër, disa qindra metra larg nga tubimi i pushtetit.

Po të njëjtën ditë, studentët në Suboticë organizojnë protestë për, siç kanë bërë të ditur, “një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë”.

Protesta me titullin “Në Suboticë jemi të gjithë” është njëra nga të shumtat që organizohen nga studentët të cilët që nga fundi i nëntorit 2024 po i mbajnë fakultetet në bllokadë, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga rrëzimi i një strehe në Novi Sad.

Studentët kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e personave nga rrëzimi i strehimit në Stacionin Hekurudhor të sapo rinovuar në Novi Sad. Tragjedia ndodhi më 1 nëntor.

Ata gjithashtu kërkojnë të ndiqen penalisht përgjegjësit për sulmet ndaj tyre dhe qytetarëve të tjerë gjatë protestave.

Pushteti, me në krye presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se kërkesat e studentëve janë përmbushur. Studentët dhe opinioni akademik e hedhin poshtë këtë si të pavërtetë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus