Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur me programin e tij bërthamor, i cili përparon me shpejtësi, teksa bisedimet mes dy vendeve po vazhdojnë.

Kjo është hera e parë që Trump e pranon se ka një propozim amerikan për Teheranin, pas disa rundeve negociatash mes të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Negociatat kanë kaluar në nivelin e "ekspertëve" - që do të thotë se të dyja palët po përpiqen të kuptojnë nëse mund të arrijnë pajtueshmëri për hollësitë e një marrëveshjeje të mundshme.

Por, mosmarrëveshja kryesore mes tyre mbetet pasurimi i uraniumit nga Irani. Administrata Trump kërkon vazhdimisht që Teherani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, por republika islamike ngul këmbë se duhet ta lejohet të vazhdojë.

Trump i bëri këto komente gjatë fluturimit me Air Force One, në përfundim të vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ishin ndalesa e fundit e turit të tij në tri vende të Lindjes së Mesme, që përfshiu edhe Arabinë Saudite dhe Katarin.

Në pothuajse çdo aktivitet që mori pjesë në rajon, ai theksoi se Irani nuk duhet të lejohet të zhvillojë bombë bërthamore - diçka që agjencitë amerikane të inteligjencës vlerësojnë se Teherani nuk është duke e ndjekur aktivisht, edhe pse programi i tij është pranë nivelit të nevojshëm për zhvillimin e armëve të tilla.

Një gazetar e pyeti Trumpin: “Lidhur me Iranin, a u është dhënë atyre një propozim zyrtar nga SHBA? A e ka dorëzuar atë Steve Witkoff?”

“Ata e kanë marrë një propozim”, u përgjigj Trump. “Por, më e rëndësishmja, ata e dinë që duhet të veprojnë shpejt, përndryshe diçka e keqe do të ndodhë”.

Trump nuk dha hollësi për përmbajtjen e propozimit, dhe Irani nuk ka treguar deri tani nëse e ka marrë këtë propozim.

Të enjten, Araghchi foli për gazetarët në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Teheran dhe tha se Irani nuk ka marrë ende asnjë propozim nga amerikanët.

Zyrtarë iranianë dhe amerikanë kanë qenë në Oman dhe Romë për negociatat e ndërmjetësuara gjithmonë nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, një ndërmjetës i besueshëm mes dy kombeve.

Bisedimet synojnë të kufizojnë programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së disa prej sanksioneve ekonomike shkatërruese që SHBA ka vendosur ndaj republikës islamike.

Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do të kryejë sulme ajrore ndaj programit të Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Zyrtarët iranianë po paralajmërojnë gjithnjë e më shumë se mund të ndjekin ndërtimin e një arme bërthamore me rezervat e tyre të uraniumit të pasuruar gati në nivel armësh.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus