Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Në Poloni nisin procedurat për t’i ndaluar hyrjen Millorad Dodikut

Në Poloni ka nisur procedura për ndalimin e hyrjes dhe tranzitit nëpër këtë shtet për udhëheqësin e entitetit të Republika Sërpska, Millorad Dodik.

Kjo është konfirmuar më 13 maj për Radion Evropa e Lirë nga Ambasada e Polonisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Procedura është iniciuar për shkak të "shkeljes serioze të integritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada sqaroi se nisma është ndërmarrë nga ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, dhe se një arsyetim i detajuar për vendimin do të publikohet pas përfundimit të procedurës dhe hyrjes në fuqi të ndalimit.

Pushteti në Republikën Sërpska, i udhëhequr nga Dodik, ka nisur miratimin e një sërë vendimesh dhe ligjesh antikushtetuese, për çka Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka hapur hetime ndaj udhëheqjes së këtij entiteti dhe ka lëshuar urdhërarrest ndaj tyre.

Dodik, së bashku me Nenad Stevandiq dhe Radovan Vishkoviq, përkatësisht kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin e Republikës Sërpska, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

Në muajin mars është lëshuar një urdhërarrest ndaj tyre, pasi nuk iu përgjigjën thirrjes për t’u paraqitur në Prokurorinë e Bosnjës dhe Hercegovinës për t’u marrë në pyetje.

Më 26 shkurt, Gjykata e dënoi Dodikun me një vit burg, si dhe e ndaloi të ushtrojë funksionin e presidentit të Republikës Sërpska për një periudhë gjashtëvjeçare, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për shkak të veprimeve që përbëjnë kërcënim për rendin kushtetues të Bosnjës, Gjermania dhe Austria i vendosën Dodikut, Stevandiqit dhe Radovan Vishkoviqit ndalim hyrjeje në prill.

Dodik, së bashku me anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët politikë kyç, tashmë ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa sanksione ndaj tij ka vendosur edhe Mbretëria e Bashkuar.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus