Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit në detyrë, ministrave dhe një zëvendësministre në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, duke i akuzuar për shkelje të Ligjit për Qeverinë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, që dorëzoi së bashku me deputeten Doarsa Kica-Xhelili kallëzimet penale në Prokurorinë Speciale, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe vartësitë e tij, të zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë shkelur nenin 26 të Ligjit për Qeverinë.

Ajo argumentoi se LDK-ja vlerëson se që nga data 27 mars – kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin zgjedhor – anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, e kanë shkelur këtë ligj.

“Duke qenë se që nga data e certifikimit e deri më sot vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive, duke shfrytëzuar resurset, duke marrë vendime të cilat kanë pasoja financiare dhe pasoja të tjera dhe duke shfrytëzuar resurset e institucioneve të Republikës së Kosovës këta deputetë kanë konsumuar vepër penale", tha Bajrami.

Bajrami shtoi se për hartimin e kallëzimeve penale, juristët e LDK-së kanë kërkuar qasje në dokumente nga ministritë përkatëse.

“Prej disa kemi marrë [qasje në dokumente], disa të tjerë nuk na kanë dhënë qasje dhe ato informata që kemi pasur ne sot i kemi drejtuar te Prokuroria Speciale. Tani, është në dorën e Prokurorisë të kërkojë qasje në vendime të tjera”, tha Bajrami.

Në nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, të cilit i është referuar LDK-ja për kallëzimet penale, thuhet: Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka bërë edhe betimin si deputet i legjislaturës së nëntë, më herët ka argumentuar se ekzekutivi i tij është në dorëheqje që nga 23 marsi, kur i ka përfunduar mandati i rregullt 4-vjeçar.

Çështja e dorëheqjes së Kurtit dhe ministrave në detyrë, u aktualizua edhe në nisjen e seancës konstituive më 15 prill, kur deputetët, që mandatin e kaluar ishin në opozitë, votuan kundër verifikimit të mandateve, duke kërkuar dorëzimin e dorëheqjeve zyrtare të kabinetit qeverisës në Kuvend.

Kurti, në anën tjetër, njoftoi Kuvendin, se Qeveria e tij ishte në detyrë që nga 23 marsi, ndërkaq më vonë ministrat e tij kanë deklaruar se dorëheqjet e tyre ia kanë dorëzuar Kurtit. Por, më mospajtimet lidhur me dorëheqjen e Kurtit u tejkaluan në Kuvend, duke i hapur rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë.

Kallëzimet penale vijnë në kohën kur edhe pas tre muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, Kosova nuk ka krijuar institucionet e reja.

Që nga 15 prill, deputetët ende nuk e kanë përmbyllur konstituimin e Kuvendit dhe çështja ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit. Vetëm me zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve Kuvendi do të konsiderohej i konstituuar. Një gjë e tillë do t'i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus