Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Dymbëdhjetë persona të vrarë në Cetinje, përfshirë dy fëmijë

Dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në pasditen e 1 janarit në Cetinje të Malit të Zi, ka bërë të ditur prokurorja Andrijana Nastiq pas ekspertizës.


I dyshuari për vrasje të shumëfishtë dhe plagosje, Aco Martinoviq, ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.


Vrasjet kanë ndodhur në pesë lokacione të ndryshme – në lokacionin e parë dhe të dytë janë vrarë katër persona, në të tretin dy fëmijë, ndërsa në lokacionin e katërt dhe të pestë nga një person.


Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme në mesnatë se motivi i vrasjeve është i panjohur, pasi në mesin e viktimave ishin miq dhe kumbara e Martinoviqit.


Ai është thënë t'i ketë vrarë katër personat e parë në një lokal, pas një zënke që i kishte paraprirë një shoqërimi disaorësh.


Katër persona janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës në gjendje kritike, sipas drejtorit të këtij institucioni, Aleksandar Radoviq.


Kryeministri malazez, Millojko Spajiq e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme.


Ai ka paralajmëruar ashpërsimin e kritereve për mbajtjen e armëve.


“Do të shqyrtojmë ndalimin e plotë të mbajtjes së armëve,” ka thënë Spajiq.


Martinoviq ishte dënuar me një vit burgim me kusht në vitin 2005 për sjellje jo të mirë, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë, ka thënë ministri Sharanoviq.


Ai ka treguar se në vitin 2022 tek ai janë gjetur armë dhe eksploziv, për çka është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burgim.


Qyteza e Cetinjes është rreth 30 kilometra larg Podgoricës.


Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar, për shkak të këtij rasti.


Koncertet për shënim të Vitit të Ri janë anuluar në Podgoricë, Budvë dhe Kotor, ndërsa kryeministri Spajiq u ka bërë thirrje edhe komunave tjera që t’i anulojnë organizimet e jashtme.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus