Добавить новость

Лось погиб и еще четыре получили ранения из-за установленной в подмосковном лесу колючей проволоки

Туристка из России без вести пропала в Стамбуле после обращения в консульство

Европейский сейсмоцентр: в китайской провинции Цинхай произошло землетрясение

Эксперт Бондарь: не все работы в подъезде нужно согласовывать с соседями



World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kur as qielli nuk është kufi

Viti 2024 ka qenë njëmend i mirë për Mbresën dhe Anesin. Ndoshta më i miri deri më tani…


Këta dy të rinj do të nisin këtë vit një kapitull të ri në jetë, në disa prej universiteteve më me nam në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ato që njihen si shkolla prestigjioze të Ligës Ivy.


Për më tepër, ata do të studiojnë me bursa të plota, që kapin vlerën e 100.000 dollarëve në vit.


Mbresa Simnica, e cila është në vitin e fundit të mësimeve në shkollën e mesme profesionale "Hoxhë Kadri Prishtina" në Fushë Kosovë, do t’i nisë këtë vjeshtë studimet në nivelin bachelor në fushën e ekonomisë, në Universitetin e Pensilvanisë, që gjendet në Filadelfia.


Anes Demiroviq, nga Mitrovica e Veriut, do të udhëtojë në qytetin e Nju-Jorkut për t’i nisur studimet për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias.


Shkalla e pranimit në këto shkolla është 4 deri në 8 për qind e të gjitha aplikacioneve.


“Ende më duket e pabesueshme. I gjithë mundi im është shpaguar. Kjo është ajo për të cilën kam ëndërruar qysh prej fëmijërisë”, ka thënë Anesi për Radion Evropa e Lirë (REL).


“Më është dukur e pabesueshme”, ka thënë Mbresa për REL-in, teksa e ka përshkruar momentin kur e ka kuptuar që është pranuar në universitet, dhe atë me bursë të plotë.


Të dy 18-vjeçarët janë shumë ambiciozë, seriozë, me vetëbesim, dhe duket se i kanë planet nën kontroll. Përgjigjet i kanë “në majë të gjuhës”.


Ata e dinë çfarë duan dhe punojnë për t’i jetësuar planet. Të dy thonë se u janë shpaguar shumë vite të studimeve dhe aktiviteteve tjera jashtë programit shkollor. Madje, thonë me bindje që gjejnë argëtim në gjithçka që bëjnë.




Si Mbresa, ashtu edhe Anesi, i janë mirënjohës Qendrës Amerikane të Këshillimit [American Advising Center] që u ka ndihmuar në përgatitjen për këtë rrugëtim, dhe që i ka udhëzuar përgjatë gjithë procesit të aplikimit.


“Është proces që zgjat një vit dhe kërkon forcë, qëndrueshmëri dhe dedikim për synimin”, ka thënë Anesi.


“Verën e shkuar, e kemi pasur periudhën më intensive, pasi na është dashur t’iu nënshtrohemi shumë testeve dhe të përgatitemi për procesin e aplikimit. E pata krijuar një orar shumë strikt, në mënyrë që t’i përfundoja të gjitha në kohë”, kujton Mbresa.




Situata aktuale: Përzierje e stresit, gëzimit dhe krenarisë

Mbresa, nga fshati Bardh i Madh në Fushë-Kosovë, e ka ditur prej vegjëlisë çfarë i pëlqen – të studiojë në SHBA.


“Qysh prej fëmijërisë kam qenë një person që kam dashur t’i arrijë qëllimet e mia dhe e kam ditur saktë çfarë dua të bëj. Për t’i arritur këto qëllime duhet pasur një organizim të mirë të ditës dhe të jetës në përgjithësi. Gjithmonë jam munduar që të mos lejoj ndërhyrjet nga jashtë të ndikojnë në jetën time, të kem një plan të qartë se çfarë dua të bëj, në mënyrë që sfidat t’i tejkaloj shumë lehtë”.




Duke e ditur dëshirën për të studiuar në SHBA, Mbresa, qysh prej shkollës së mesme, ka nisur të kërkojë për aktivitetet që do t’i ndihmonin në ndërtimin e biografisë së saj – të njohur gjerësisht si CV – që do ta dallonte atë nga aplikantët tjerë.


“Më është dashur të kem një balancë mes anës akademike në shkollë, dhe anës sociale, ashtu që të jem e mirë ose e përsosur në të dyja anët”.


Sa ka qenë në klasën e 10-të, Mbresa është angazhuar në organizatën joqeveritare TOKA, e cila fokusohet në edukimin e të rinjve dhe punën vullnetare.


Në klasën e 11-të dhe 12-të, ajo ka qenë kryetare e Këshillit të Studentëve dhe e ka themeluar një klub të revistës në shkollë. Përveç kësaj, ajo është angazhuar edhe në grupin “Respektoni të drejtat tona”, dhe fokusi i saj ka qenë në fushën e ambientit.




Mbresa ka treguar se ndër vite ka qenë aktive edhe në organizata tjera, sikurse Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), si dhe në Shkollën e të Rinjve të Ballkanit.


Ndonëse ditët e saj kanë qenë të gjata dhe të ngarkuara, ajo nuk i përshkruan si momente me shumë stres, pasi thotë se i ka ditur qëllimet dhe ambiciet.


Flet me bindje se si ka gjetur kënaqësi në gjithë këto aktivitete.


“Këto aktivitete, përveçse i konsideroj ndoshta si detyrim, i konsideroj edhe shumë argëtuese. Kam gjetur shoqëri shumë të mirë nëpërmjet këtyre aktiviteteve, shoqëri që ndoshta nuk do të mund ta gjeja jashtë organizatave. Kur bëjmë projekte, kënaqemi shumë, argëtohemi shumë”, tregon Mbresa.




Përveç te Qendra Amerikane e Këshillimit, mbështetjen më të madhe e ka gjetur te familja.


“Familjarët më kanë përcjellë gjatë rrugëtimit tim, në momentet kur jam ndier keq, ose e pasigurt në vete. Kanë qenë ata të parët, të cilët më kanë ndihmuar t'i kontrolloj emocionet, ose më kanë rritur vetëbesimin, dhe kjo më ka ndihmuar shumë”.


Por, ia ka vlejtur.


Letra e pranimit prej Universitetit të Pensilvanisë është diçka që e bën shumë krenare dhe beson që asnjë universitet nuk do të mund t’i përshtatej më shumë.


“Universiteti i Pensilvanisë është një institucion që të ofron mundësi të jashtëzakonshme - nga hulumtimet shkencore e deri te programet ndërkombëtare të shkëmbimeve. Këto mundësi i vlerësoj shumë, sepse e di që do të më ndihmojnë të ndërtoj një karrierë të suksesshme.”




Avokati në ardhje

Anesi tregon se ambiciet i ka pasur qysh kur e kujton veten 5 vjeç, kur nëna e tij e ndjerë e lejonte të shikonte kanalin televiziv National Geographic – sidomos programin për ndërveprimin mes kafshëve dhe njerëzve.


“Më kujtohet momenti kur flisja me veten dhe thosha, në rregull, dua të di gjithçka për këto gjëra”.


Në atë moshë, ai ka mësuar të përdorë kompjuterin, ka shikuar video-incizime të hipopotameve, gjirafave dhe krokodilëve, dhe ka nisur të mësojë gjuhën angleze, që tani e flet rrjedhshëm sikur ta kishte gjuhën e nënës.


Ai tregon se si e ka lënë pa fjalë mësuesin e tij të gjeografisë në klasën e shtatë, kur ka diskutuar për konfliktin mes Iranit dhe Arabisë Saudite, përmes grupeve të tyre të rrjetëzuara.


Anesit nuk i ka pushuar kurrë kurioziteti.


“Besoj që Universiteti i Kolumbias është vendi ideal për mua, që të shfrytëzoj kuriozitetin dhe gatishmërinë për të mësuar më shumë, të avancoj edhe më shumë me dijet që kam. Besoj që Kolumbia do të më stimuloj edhe më tepër”.




Arritja deri në këtë pikë nuk ka qenë e lehtë, mirëpo ai e ka ndjekur pasionin e vet – avokatinë.


Për vite të tëra, ai ka qenë aktiv – kryesisht në Prishtinë – në sektorin e shoqërisë civile, e ka ngritur zërin për të drejtat e njeriut, qoftë për barazi gjinore, qoftë për eliminimin e gjuhës së urrejtjes.


Ai ka bashkëpunuar me agjenci të ndryshme ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, me ambasada, ka punuar me misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për zbatim të programit për të Rinjtë, Paqen dhe Sigurinë.


Ai është angazhuar edhe në Këshillin e të Rinjve, të Ambasadës amerikane në Kosovë, dhe ka arritur të themelojë organizatën joqeveritare për të rinjtë “Hajde”, me qëllim të luftimit të gjuhës së urrejtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, si dhe pajtimit ndëretnik përmes edukimit.


“Kam bërë shumë rrugë mes Mitrovicës dhe Prishtinës, dhe kam fjetur shumë nëpër autobusë”, tregon Anesi.


Ai beson se suksesi i tij i shkëlqyer, aktivitetet jashtë shkollës dhe prejardhja e tij – duke qenë pakicë boshnjake që jeton në Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe, ku e ka përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë në gjuhën serbe – i ka ndihmuar që t’i dallohet aplikimi në Universitetin e Kolumbias.


“Ditën kur e kam dorëzuar aplikacionin dhe e kam lexuar atë, e kam kuptuar sa shumë kam bërë dhe sa shumë kam arritur si 18-vjeçar. Ndonjëherë e kam kuptuar që kam pasur nevojë për pushim, dhe është në rregull të pushojmë, dhe është krejtësisht në rregull të kërkojmë ndihmë dhe mbështetje”.


Anesi është falënderues, sidomos për babanë e tij, që “nuk ka rreshtuar kurrë së besuari” në të.




“Do të kthehemi”

Dikush edhe mund të thotë se është shumë herët për të menduar për kohën pas studimeve në SHBA. Por, jo - ata e kanë të qartë edhe atë pjesë.


“Jam person që i dëshiron planet e mëdha”, thotë Mbresa, duke qeshur.


“Unë mendoj që pas studimeve universitare do të kthehem në Kosovë, dhe gjërat që do të mund t’i marr nga Universiteti i Pensilvanisë, apo edhe nga Amerika në përgjithësi, do t’i zbatoj në Kosovë. Pse të mos krijoj një organizatë me emër, të vazhdoj me ndonjë biznes apo diçka që mund të ndihmojë në zhvillimin ekonomik në Kosovë”.


Anesi shpreson që pas universitetit ku është pranuar, t’i vazhdojë studimet për drejtësi dhe të studiojë të drejtën ndërkombëtare për të drejta të njeriut. As ai nuk e përjashton kthimin në Kosovë, dhe e sheh veten të angazhuar në procesin e forcimit të paqes.




“Mos u dorëzoni, mos lejoni që dikush t’ju tregojë cilat janë kufizimet tuaja”

Edhe Mbresa, edhe Anesi, i këshillojnë të gjithë të rinjtë që të mos dorëzohen kurrë, edhe nëse kanë sfida përpara, sidomos nëse planifikojnë të aplikojnë për studime jashtë vendit.


“Do të ketë momente kur do të duash të dorëzohesh dhe të mendosh që ndoshta Amerika nuk është për ty, por këto janë vetëm mendime të momentit. Normalisht që është mirë të punosh me veten në këtë aspekt, që të mos i lejosh rrethanat e jashtme të ta prishin lumturinë e brendshme. Të punosh vazhdimisht, të mos dorëzohesh dhe, normalisht, që t’ia nisësh këtij procesi herët, për shkak se të duhet një mbështetje e mirë, por të duhet edhe një përgatitje para se ta bësh aplikimin, dhe të gjitha këto me radhë”, këshillon Mbresa.


Anesi porosit kështu:


“Mos lejoni kurrë që njerëzit tjerë të vendosin kufizime ndaj jush, t’ju tregojnë kush jeni, sa të vlefshëm jemi, çfarë mund të arrini dhe çfarë jo. Nëse dëshironi diçka, punoni për të dhe do ta realizoni. Mos e lejoni askënd t’ju thotë që ëndrrat tuaja janë të parealizueshme, sepse as qielli nuk më është kufi”.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

В МВД России рассказали о двух мошеннических схемах через Госуслуги

Шестиклассница погибла, катаясь на угнанном мотобуксировщике под Архангельском

Врач назвала причину обострения хронических заболеваний после Нового года

«Подхожу к нему справа». Макару нужен слуховой аппарат за 550 тыс. рублей

Музыкальные новости

LG ПРЕДСТАВЛЯЕТ СЕРИЮ OLED evo 2025 ГОДА С ВПЕЧАТЛЯЮЩЕЙ ЯРКОСТЬЮ И ПЕРСОНАЛИЗАЦИЕЙ НА ОСНОВЕ ИСКУССТВЕННОГО ИНТЕЛЛЕКТА

В декабре жители Москвы и Подмосковья больше всех покупали майонез на Wildberries

Музыкант Алексей Фомин представил инструментальный трек «Летняя гроза»

Палестина ждет продолжения поддержки Сирии после отставки Башара Асада

Новости России

Овчинский: Стали известны даты приемов жителей столицы в Общественном штабе в январе

В России выросли продажи развивающих игрушек

СЕНСАЦИЯ В КВАНТОВОЙ ФИЗИКЕ! ПОНЯТНО! ПРОИЗВОДСТВО ПЛАНЕТ ЛЮБОГО КАЧЕСТВА, КОЛИЧЕСТВА. Новости! Россия, США, Европа могут улучшить отношения и здоровье общества?!

В МВД России рассказали о двух мошеннических схемах через Госуслуги

Экология в России и мире

Точки здоровья: Эта процедура придаст бодрости и энергии на весь день

Обращение лидера Всеармянского движения Аршака Карапетяна. ВИДЕО

Кулинарное путешествие по Байкалу 

От обычного парня в популярного блогера-миллионника.

Спорт в России и мире

Российским теннисистам будет сложно остаться в топ‑10 рейтингов WTA и ATP, считает Чесноков

Российский теннисист Даниил Медведев сообщил о рождении второго ребенка

Шнайдер вышла в четвертьфинал турнира WTA в Аделаиде после отказа соперницы

Аделаида (ATP). 2-й круг. Пол сыграет с Гинаром, Оже-Альяссим – с Казо, Шаповалов встретится с Гироном, Корда – с Давидовичем-Фокина

Moscow.media

От искры до пожара: дата-центры вредят энергоснабжению жилых домов в США, а с ИИ ЦОД всё станет только хуже

Кабинет Артиста. Яндекс кабинет артиста. Яндекс музыка кабинет артиста.

Орловская семья помогает волонтерам бороться с последствиями экологической катастрофы

У новых Lexus GX на солнце плавятся детали машин











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Россиян с деменцией может стать больше в три раза к 2035 году

Шестиклассница погибла, катаясь на угнанном мотобуксировщике под Архангельском

Врач назвала причину обострения хронических заболеваний после Нового года

В правительстве России утвердили график праздничных выходных дней в 2025 году