Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Aktakuzë kundër një serbi për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet, G.V., të nacionalitetit serb, nën dyshimet për kryerje të dhunës seksuale ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar.


Përmes një komunikate, Prokuroria ka thënë se hetimet kanë vërtetuar se në kohën e luftës në Kosovë, në periudhën 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale, si krim i luftës.


Numri i saktë i grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë nuk dihet, por përgjatë viteve të pasluftës organizata të ndryshme vendëse e ndërkombëtare kanë thënë se numri mund të arrijë deri në 20 mijë.




Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që gjykimin ta mbajë në mungesë, pasi i pandehuri është i paarritshëm për organet e drejtësisë.


Gjykimi mund të mbahet në mungesë të të akuzuarit dhe kjo mund të bëhet kur prokuroria dhe gjykata t’i kenë shterur të gjitha mjetet për sigurimin e prezencës së të akuzuarit.


Kjo është aktakuza e tretë për krime lufte në mungesë e ngritur gjatë muajit dhjetor.


Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë më 23 dhjetor, se deri më tani janë të ngritura 67 aktakuza nga departamenti për krime lufte në Prokurori.


Gjykimi i parë në mungesë për krime lufte pati nisur në nëntor të vitit 2023 në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.


Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.


Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).


Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.


Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.


Më shumë se 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus