Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm do të varet nga vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku ky subjekt politik tha se do të ankohet gjatë së martës, pasi KQZ-ja nuk e certifikoi për pjesëmarrje në zgjedhje. Derisa vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nxiti reagime të shumta, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për, siç u shpreh, “veprime antiserbe dhe jodemokratike”.