Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Mbyllja e Qeverisë amerikane shmanget në momentin e fundit

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka shmangur mbylljen federale, pasi Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati e votuan marrëveshjen për buxhetin në çastet e fundit.


Dhoma e përfaqësuesve e miratoi projektligjin e ri me një shumicë dërrmuese prej 366 votave pro dhe 34 kundër të premten vonë.


Pastaj, Senati amerikan e kaloi atë me 85 vota pro dhe 11 kundër, rreth gjysmë ore pasi kishte kaluar afati i fundit të premten pas mesnatës.


Në mesnatë, Shtëpia e Bardhë tha se i ka ndalur përgatitjet për mbylljen e Qeverisë.




“Ky është rezultat i mirë për vendin”, tha Mike Johnson, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, duke shtuar se kishte folur me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili “gjithashtu ishte shumë i lumtur me rezultatin”.


Presidenti amerikan Joe Biden pritet ta nënshkruajnë ligjin këtë të shtunë.


“Qeveria nuk do të mbyllet”, tha lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumr.


Miratimi i projektligjit për buxhetin u vu në rrezik pasi Trumpi e vazhdoi këmbënguljen që rritja e tavanit të borxhit të përfshihet në secilën do marrëveshje, duke shtuar se, nëse nuk ndodh kjo, atëherë “lë të fillojë mbyllja”.


Projektligji përfundimtar ishte përpjekja e tretë nga Johnson për ta plotësuar njërën nga kërkesat bazë të Qeverisë federale — ta mbajë atë të hapur.


Kërkesa e minutës së fundit e Trumpit ishte pothuajse e pamundur, dhe Johnson nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse ta anashkalonte presionin e tij për rritjen e tavanit të borxhit.




Kryetari i Dhomës e dinte se nuk do të kishte mbështetje të mjaftueshme brenda shumicës republikane për të kaluar paketën e financimit, pasi shumë republikanë që kërkojnë uljen e deficitit nuk preferojnë më shumë borxhe.


Buxheti i miratuar do të financojë Qeverinë në nivelet aktuale deri më 14 mars dhe do t’i shtojë 100 miliardë dollarë ndihmë për katastrofa dhe 10 miliardë dollarë ndihmë bujqësore për fermerët.


Kërkesa e Trump për të rritur tavanin e borxhit është hequr nga buxheti, e cila, sipas udhëheqësve republikanë, do të debatohet si pjesë e paketave të tyre për taksat dhe kufirin vitin e ardhshëm.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus