Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Shqipëria e bllokon TikTok-un, pas vrasjes së 14-vjeçarit

Autoritetet në Shqipëri e kanë bllokuar qasjen në rrjetin platformën sociale, TikTok, për një vit të tërë nga janar, pas vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar muajin e kaluar në Tiranë.


Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, e bëri të ditur vendimin duke folur gjatë një takimi përmbyllës të këshillimit kombëtar me mësuesit e prindërit për masat ndaj TikTok-ut dhe sigurinë e fëmijëve.


“Për rritjen e sigurisë fizike dhe digjitale në shkolla dhe ndikimin që sjellin rrjetet sociale dhe angazhimi i fëmijëve, ne kemi vendosur bllokimin e TikTok-ut”, tha ajo.




Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janari 2025.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha gjatë takimit me mësues dhe prindër, tha se qasja në TikTok do të jetë e bllokuar tërë vitin 2025.


" Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, si do reagojë vetë TikTok”, tha Rama.


Shqipëria u trondit më 18 kur Martin Cani, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, u vra me thikë nga bashkëmoshatari i vet në qendër të Tiranës.


Pas vrasjes së tij qarkulluan video në TikTok, ku të mitur shpreheshin pro vrasjes.


Gjithashtu, pas vrasjes së tij u publikua fotografia e autorit, i cili u arrestua, që tregonte plagën që kishte marrë në dorë dhe ai u shfaq duke ngritur grushtin lart.




Fotografinë ai ua kishte dërguar një grupi shokësh në platformën sociale Snapchat. Disa ditë para krimit, ai kishte postuar po në këtë rrjet social një tjetër foto me një thikë në dorë.


Vrasja nxiti protesta në kryeqytetin shqiptarë për të kërkuar më shumë siguri për nxënësit dhe fëmijët.


Disa ditë më vonë, Qeveria e Shqipërisë i nxori për diskutim dy propozime që synojnë të frenojnë ndikimin e rrjeteve sociale, TikTok dhe Snapchat, te fëmijët.


Manastirliu tha se mbi 90% e prindërve duan mbylljen ose kufizim e TikTok-ut.


Manastirliu shtoi të shtunën se vendimi u mor bazuar në një paketë masash për të cilat po punojnë Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.


Masat përfshijnë dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla brenda dy vitesh, vendosjen e rregullave të reja dhe masave shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcimi i mekanizmave të referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre, tha ministrja.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus