Lufta civile siriane, e cila kishte pushuar prej vitesh, është ringjallur së fundi pas nisjes së një ofensive të udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham kundër forcave të presidentit Bashar al-Assad. Grupi, që është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, më herët njihej me emrin Fronti Nusra.