Добавить новость

«Золотая маска» объявила имена почетных лауреатов

Помощник генерала Гурулёва устроил пьяный дебош в самолёте

Новогодний Piano Gala в Зале Чайковского 29 декабря

Депутат Мособлдумы Маликов: Красногорск — мировой центр детского здравоохранения

World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kallas bisedon me Kurtin e Vuçiqin për dialogun dhe veriun

Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë me të cilët ka biseduar për dialogun për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, për sulmin në Banjskë dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.


Takimet e ndara në Bruksel mes Kallasit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ishin në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.


“I takova presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Kryesit duhet të përballen me drejtësinë”, tha Kallas përmes një postimi në rrjetet sociale.




Kallas po ashtu tha se do të punojë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, “në mënyrë që të mund të ecim përpara në një rrugë me procesin e zgjerimit, që është në dobi të BE-së dhe këtyre vendeve. Dhe rruga tjetër është të përpiqemi të ulim realisht tensionet ekzistuese, në mënyrë që të mund të ecim përpara në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku edhe unë jam i gatshëm të investoj kohën time”.


Kurti insiston në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me Kallasin ka diskutuar për çështjen e integrimit evropian të Kosovës dhe për raportet me Serbinë fqinje, teksa tha se Kallas është "në kohën e duhur dhe në vendin e duhur".


"Nga liderët që ka Evropa sot, besoj se zonja Kallas është në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Ne kemi shpresa të mëdha që Kosova që rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përfitojë shumë sa i përket vlerave evropiane, demokratike, mbështetjes ekonomike e financiare dhe paqes dhe sigurisë në përgjithësi", tha Kurti pas takimit.


Kurti tha për gazetarët se ka kërkuar nga strukturat e reja të Komisionit Evropian që të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, të arritur vitin e kaluar dhe të mos e harrojnë këtë marrëveshje sa herë përmendet dialogu.


Kurti tha se e ka njoftuar Kallasin për hetimet lidhur me sulmin e fundit që ndodhi më 29 nëntor në Zubin Potok ndaj kanalit të Ibër-Lepencit dhe tha se ka përsëritur kërkesën drejtuar Serbisë për dorëzimin e Millan Radoiçiqit, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur të 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.


Duke folur për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, për të cilin Kosova e ka fajësuar Serbinë, Kurti tha se janë gjetur shumë elemente ruse.


Bashkimi Evropian e ka cilësuar sulmin e 29 nëntorit në Zubin Potok "akt terrorist" dhe "sabotues" të infrastrukturës kritike të Kosovës.


“Ka armatim të konfiskuar dhe materiale që janë gjetur. Nga 74 emblema që u konfiskuan, 20 prej tyre janë ruse, prej njësive të ndryshme ruse, të tjerat janë kryesisht serbe. Është edhe një e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që na bën të mendojmë se dikush ka dashur që hetimet e ardhshme të shkojnë në drejtim të gabuar, apo siç thuhet në fjalorin e NATO-s ‘false flag operation’”, tha Kurti, duke përsëritur kërkesën drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë.




Kallas, që ka nisur mandatin e saj pesëvjeçar më 1 dhjetor, do të ketë përgjegjësinë e ndërmjetësimit të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


I pyetur se a ka dhënë sinjale Kallasi se si e sheh vazhdimin e dialogut, Kurti tha se ajo më shumë ka dëgjuar dhe më vonë do të shihet se si do të veprohet.


“Takimi i sotëm ka qenë më shumë për të na dëgjuar neve. Dhe do t’i dëgjojë edhe të tjerët dhe nuk ka dyshim se vitin e ardhshëm do ta intensifikojë procesin për paqe dhe integrim, duke punuar me ekipin e saj. Por, çfarë forme do të merr kjo, është vështirë të thuhet tash. Qartë, ajo po tregon përkushtimin e saj për rajon dhe kjo është shenjë e mirë edhe për Kosovën, që ka pritje nga zonja Kallas, por edhe për gjithë rajonin”, tha ai.




Kryeministri i Kosovës tha se nuk ka hequr dorë nga kushtet e tij për dialogun që kanë të bëjnë me dorëzimin e Radoiçiqit, tërheqjen e një letre dërguar institucioneve të BE-së vitin e kaluar nga kryeministrja e atëhershme serbe, Ana Bërbaniq, dhe insistimi që të nënshkruhet Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve.


Marrëveshja - që njihet edhe si Marrëveshja e Ohrit - prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.


Kurti po ashtu tha se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja mban në fuqi ndaj Kosovës.


Vuçiq thotë se zhvilloi bisedë "jo të lehtë" me Kallasin

Ndërkaq, pas takimit me Kallasin, Vuçiq tha për gazetarët se biseda me shefen e diplomacisë evropiane “nuk ishte e lehtë”, por tha se biseda ishte e sinqertë dhe e hapur.


“Ajo [Kallas] insistoi për një përputhshmëri më të madhe të politikës sonë të jashtme, veçanërisht për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, për vazhdimin e dialogut dhe një gatishmëri më të madhe për kompromise me Prishtinën, si dhe për zgjidhjen e shpejtë të rastit në Banjskë”, tha Vuçiq, për gazetarët në Bruksel, duke shtuar se ai u përgjigj ndaj këtyre kërkesave “në përputhje me politikën e Serbisë”.


Ai përsëri mohoi pretendimet e Kosovës se Serbia qëndron pas shpërthimit në Zubin Potok, kur u dëmtua infrastruktura kritike e Kosovës.


Udhëheqësi serb shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë në hetimin dhe ndalimin e mundshëm, si dhe në ndjekjen penale të personave përgjegjës.


Presidenti i Serbisë përsëriti se autoritetet serbe do të informojnë publikun sapo të kenë ndonjë provë lidhur me atë se kush është përgjegjës për sulmin në Zubin Potok.




Më vonë gjatë 3 dhjetorit, Kurti dhe Vuçiq, së bashku me udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kanë zhvilluar takime të ndara me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.


Takimet dypalëshe u mbajtën, para një darke që Costa organizoi me udhëheqësit e rajonit.


Costa shkroi në rrjetet sociale gjatë takimeve me udhëheqësit rajonalë përcolli mesazhin se "e ardhmja e Bllakanit Perëndimor është në BE".




Sipas burimeve nga BE-ka, këto takime kishin për qëllim që Costa, i cili mandatin ka nisur të dielën me 1 dhjetor, të njihet personalisht me ta, por edhe të përgatisë samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet më 18 dhjetor në Bruksel.


Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në kuadër të dialogut të Brukselit në shtator të vitit 2023.


Pak ditë pas atij takimi, ndodhi sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë një polic.


Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se ka gisht në të.


Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.


Kosova ka ngritur aktakuzë për rastin e Banjskës, dhe Radoiçiq aty thuhet se ka qenë përgjegjës i grupit. Prishtina ka kërkuar që Serbia të dorëzojë atë tek autoritetet e Kosovës.




Në anën tjetër, autoritetet gjyqësore në Serbi kanë paralajmëruar se së shpejti do të marrin vendim lidhur me ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Radoiçiqit për rastin e Banjskës, pasi autoritetet serbe kanë kryer një hetim të ndarë për këtë rast.


BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Единая лига ВТБ. 32 очка Кантера помогли «Автодору» обыграть в гостях «Енисей», МБА-МАИ принимает «Пари Нижний Новгород»

Новогодний Piano Gala в Зале Чайковского 29 декабря

Спрос на офисы в 2024 году: какие лоты «уходили» и кто их выбирал

Депутат Мособлдумы Маликов: Красногорск — мировой центр детского здравоохранения

Музыкальные новости

Благотворительный фонд Потанина стал участником конференции «Технологии добра»

Собянин: За пять лет работы на МЦД перевезли миллиард пассажиров

Сергей Собянин: Путепровод соединил два округа

Выставка-память «Пропавшие без вести, но не забытые», ко Дню Неизвестного солдата

Новости России

Юрист рассказал москвичам о способах получить социальные выплаты

Новогодний Piano Gala в Зале Чайковского 29 декабря

Журнал MODA topical и семейное поместье МузаРузы представляют «Новогодний BRUNCH»

Спрос на офисы в 2024 году: какие лоты «уходили» и кто их выбирал

Экология в России и мире

Chanel, коллекция pre-fall 2025

Продвижение Песни в Мою Волну музыкального стриминга Яндекс Музыка.

Дышите глубже: доктор Кутушов рассказал, как "безопасные" альтернативы сигарет отравляют ваш организм

Для трамвайной линии «Славянка» изготовили перекрестный съезд

Спорт в России и мире

Жену второй ракетки Белоруссии Герасимова обокрали в отеле в Петербурге

WTA сообщила Зарине Дияс плохую новость

«Поражён, как здорово меня поддерживают». Откровения австралийского теннисиста в России

Теннисистка Кудерметова планирует восстанавливаться после сезона в Казани

Moscow.media

Горный туман на озере Джангысколь

Thyseed — новый игрок на рынке товаров для мам и детей в «Детском мире»

Свердловские следователи проверят информацию о вывозе детей за границу

«Деловые Линии» открыли терминал в городе Бор в Нижегородской области











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Глава Чехова встретился с работниками производственного предприятия

Депутат Мособлдумы Маликов: Красногорск — мировой центр детского здравоохранения

Жителей и гостей Шатуры 11 декабря приглашают на дегустацию чая

Единая лига ВТБ. 32 очка Кантера помогли «Автодору» обыграть в гостях «Енисей», МБА-МАИ принимает «Пари Нижний Новгород»