Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Shtetet në zhvillim nuk pranojnë ofertën e të pasurve për fondin për klimë

Bashkimi Evropian e ka rritur të shtunën ofertën e kombeve të pasura për shtetet e varfra që janë goditur rëndë nga ndryshimet klimatike duke iu ofruar 300 miliardë dollarë, pasi shtetet në zhvillim kanë paralajmëruar disa herë se janë buzë kolapsit.


Ka zëra që marrëveshja mund të mos arrihet, pasi vendet në zhvillim kërkojnë që fondi për klimën të shkojë në 500 miliardë dollarë.


Negociatorët kanë punuar gjithë natën në Baku në kërkim të një kompromisi, para përfundimit të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP29).


Teksa ka raportime se viti 2024 do të regjistrohet si më i nxehti ndonjëherë, shtetet në zhvillim janë duke bartur barrën, meqë po përballen me thatësi apo vërshime të mëdha, prandaj e kanë refuzuar një ofertë fillestare për ndihmë, në vlerë të 250 miliardë dollarëve për vitin 2025.


Dy negociatorë kanë thënë se Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje shteteve të pasura – përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Japoninë – që shuma të rritet në 300 miliardë dollarë.


Mirëpo, ky kompromis është bërë me disa kushte, kanë thënë negociatorët.


Sipas tyre, evropianët, në veçanti, kanë kërkuar një raport vjetor se sa po bëhen përpjekje për të shmangur përdorimin e lëndëve djegëse të papërpunuara, të cilat janë shkaktaret kryesore të ngrohjes globale.


Kjo kërkesë më pas është kundërshtuar nga Arabia Saudite, e cila nuk është në favor të heqjes dorë nga nafta, gazi dhe thëngjilli.




Ministri irlandez për Klimën, Eamon Ryan, ka thënë se shpreson që gjatë ditës do të arrihet marrëveshje për fondin për mbrojtje të klimës.


“Neve na duhet një marrëveshje. Është shumë e rëndësishme që t’i japim shpresë botës, që multilateralizmi mund të funksionojë, që jemi duke u përgjigjur ndaj krizës së klimës”, ka thënë Ryan për agjencinë e lajmeve AFP.


Shkencëtarët për klimën kanë thënë disa herë se disa dekada të nxjerrjes së gazrave serrë në atmosferë, kanë ndikuar në rritje të temperaturave globale.


Bota është ngrohur për 1.1 gradë Celsius në krahasim me epokën industriale, ndërsa shtetet synojnë që ta mbajë atë nën 1.5 gradë Celsius, për të shmangur katastrofa të mëdha natyrore.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus