Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Kryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Zllatan Ellek, i ka thënë Radiotelevizionit të Serbisë se pret që partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.


Ai ka thënë se pret që Lista Serbe - e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - t’i fitojë 10 uleset e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.


Sipas raportimeve në disa media serbe, ai pritet të bëjë konfirmimin zyrtar për pjesëmarrje në zgjedhje, më 11 dhjetor.


Në zgjedhjet e ardhshme pritet të garojnë edhe Lëvizja Popullore Serbe e Millija Bishevacit, Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandar Jabllanoviqit, dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.


Nëse konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që Lista Serbe do të marrë pjesë në një proces zgjedhor në Kosovë, prej vitit nëntorit të vitit 2022, kur serbët patën dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.




Kjo parti nuk ka marrë pjesë as në dy proceset zgjedhore të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës – të banuara me shumicë serbe – dhe si përfundim ato tani udhëhiqen prej kryetarëve shqiptarë.


Përgjatë paraqitjes në televizionin publik serb, Ellek ka pretenduar se Prishtina kryen provokime ditore kundër serbëve në veri të Kosovës, dhe që po tenton të fitojë pikë politike para zgjedhjeve të shkurtit.


Ellek ka shprehur shqetësim, për siç ka thënë, heshtjen e komunitetit ndërkombëtar për këto zhvillime, pa përmendur diçka shumë specifike.


Qeveria e Kosovës, në anën tjetër, pretendon se po shtrin sovranitetin në pjesën veriore.


Përgjatë vitit, Qeveria ka marrë vendim për ndalim të përdorimit të valutës serbe, dinarit, për kryerje të pagesave me para të gatshme dhe ka mbyllur disa institucione paralele që funksionin sipas sistemit serb.




 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus