Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua –  të cilët akuzoheshin se kanë punuar për agjencinë e inteligjencës izraelite, Mossad.


Organizata për të Drejtat e Njeriut, Hengaw, me bazë në Norvegji tha se të paktën edhe pesë persona të tjerë janë dënuar me burgim.


Në dhjetor të vitit të kaluar, Irani ekzekutoi katër persona për bashkëpunim me Izraelin. 


Izraeli dhe Irani janë armiq rajonalë dhe Irani vazhdimisht njofton për ndalimin e njerëzve që thotë se spiunojnë për shtete të huaja, përshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Irani nuk e njeh Izraelin dhe mbështet grupet e armatosura anti-izraelite në mbarë rajonin, sikurse Hezbollah dhe Hamas.



Irani thotë se arrestoi 10 agjentë që punuan për Izraelin
Irani ekzekuton katër persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin
Irani dënon me vdekje 4 të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin


Irani dhe Izraeli për një kohë të gjatë e akuzojnë njëri-tjetrin për spiunim. Izraeli e sheh Iranin si kërcënimin më të madh dhe vazhdimisht ka kërcënuar me veprime ushtarake për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore. Irani mohon se synon që të ketë armë bërthamore dhe është zotuar për përgjigje të ashpër ndaj çdo agresioni izraelit.


Me një listë të gjatë të krimeve për të cilat shqiptohet dënimi me vdekje, Irani ka ekzekutuar të paktën 314 të burgosur gjatë vitit 2021. Vetëm Kina ka ekzekutuar më shumë të burgosur dhe atë mbi 1.000.


Ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e ekzekutimeve gjatë vitit 2022. 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus