Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Erdogan vlerëson raportet e ngushta me Shqipërinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po viziton të hënën Shqipërinë, ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Qeveria turke për personat që mbetën pa strehë, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, në qytetin e Laçit.


Presidenti turk përuroi 522 banesat që Turqia ndërtoi në Laç, të cilat u tha se kushtuan afër 42 milionë euro.


Gjatë ceremonisë së dorëzimit të këtyre banesave, Erdogan foli për afërsinë mes dy vendeve dhe “ndjenjën e vëllazërisë” që ato kanë mes vete.


“Duke qenë se edhe populli turk ka përjetuar dhimbje të ngjashme, tërmetet e shtatorit dhe nëntorit lënduan zemrat tona njëlloj si popullit shqiptar. Fakti që Turqia është nga vendet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, është dëshmi e qartë e solidaritetit të fortë mes nesh”, tha Erdogan.


Nga Laçi, Erdogan adresoi edhe situatën me pandeminë e koronavirusit, ku tha se shtetet e fuqishme të botës nuk kanë pasur qasje të drejtë ndaj vendeve më të varfra.


“Gjatë pandemisë të gjithë shtetet e mëdha u kyçën dhe mbyllën edhe sytë e tyre, por ne bëmë të kundërtën, dolëm edhe jashtë kufijve për të parë dramat e vëllezërve tanë për t’u qëndruar pranë me çdo mundësi”, tha Erdogan.


Po në Laç, presidenti turk do të marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të sheshit të qytetit me emrin e tij.


Më vonë gjatë ditës, Erdogan do të zhvendoset në kryeqytetin e Tiranës, ku në orën 13:00 do të zhvillojë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.


Në orën 15:00 do të nënshkruhen shtatë marrëveshje, memorandume mirëkuptimi dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme.


Sipas agjendës, mbylljen e vizitës njëditore në Shqipëri, Erdogan do ta ketë përmes një sesioni të ri parlamentar, ku do të ketë një fjalë përshëndetëse.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus