Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

SHBA-ja dënon deklaratat e talibanëve për rikthimin e ekzekutimeve

Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër deklaratat e një zyrtari taliban, i cili ka thënë se, grupi militant do të rikthejë dënimet me ekzekutim dhe amputim të gjymtyrëve.


Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha të premten (24 shtator) se, veprimet e tilla do të përbënin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.


Më herët, Uashingtoni ka thënë se çdo njohje e mundshme e legjitimitetit të qeverisë së re të udhëhequr nga talibanët në Afganistan do të varet nga respektimi i të drejtave të njeriut.


"Ne po vëzhgojmë nga afër", tha Price.




Një nga themeluesit e talibanëve dhe zbatuesi kryesor i interpretimit të ashpër të ligjit islamik, kur kanë sunduar ata për herë të fundit në Afganistan, ka thënë se lëvizja e linjës së ashpër do të kryejë ekzekutime dhe amputime të duarve, ndonëse jo në publik.


Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press, Mullahu Nooruddin Turabi, ka paralajmëruar botën kundër ndërhyrjes te udhëheqësit e rinj të Afganistanit.


“Secili na ka kritikuar në të kaluarën për ndëshkimet në stadium, mirëpo ne nuk i kemi diskutuar kurrë ligjet e tyre dhe ndëshkimet”, ka thënë Turabi për agjencinë e lajmeve Associated Press, duke folur nga Kabuli.


“Askush nuk do të na tregojë se cilat duhet të jenë ligjet tona. Ne do ta ndjekim Islamin dhe do t’i bazojmë ligjet tonë në Kuran”, ka thënë ai. 


Shtetet e Bashkuara dhe aletatët filluan tërheqjen nga Afganistani në muajin maj të vitit 2021 dhe e përmbyllën në fund të muajit gusht. Talibanët e morën shpejt kontrollin e vendit. Ata tashmë kanë prezantuar një kabinet qeveritar të udhëhequr nga grupi militant.


Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.


Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara.


Luftimet prej vitit 2001 kanë rezultuar me kosto të madhe njerëzore: 2,455 ushtarë amerikanë, rreth 66,000 trupa afgane, më shumë se 47,000 civilë të vrarë.


Kombet e Bashkuara kanë thënë se Afganistani është në mesin e vendeve “më të përgjakshme në botë për civilët”.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus