Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Agjencia e BE-së shumë shpejt vendos për dozën e tretë të vaksinës

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të enjten (23 shtator) se në fillim të muajit tetor do të vendosë nëse do të miratojë dhënien e dozës shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 për të gjithë njerëzit e moshës mbi 16 vjeç.


Pavarësisht se rregullatori evropian ende nuk e ka miratuar dozën e tretë të vaksinës, disa vende të BE-së po u ofrojnë qytetarëve të tyre një mundësi të tillë.


Shefi i strategjisë së vaksinave të rregullatorit me bazë në Amsterdam, Marco Cavaleri, tha se është dëshmuar që mbrojtja imunitare ulet pas disa muajsh që një person ka marrë dy dozat e vaksinës.


"Të dhënat po tregojnë se imuniteti kundër COVID-19 zvogëlohet me kalimin e kohës", tha Cavaleri.


Si rezultat i kësaj EMA po shqyrton lejimin e një doze të tretë të vaksinës Pfizer të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë te njerëzit e moshës 16 vjeç e lart.


"Nëse nuk nevojiten informacione shtesë, vendimi shpallet në fillim të tetorit", tha Cavaleri.




Kompania amerikane, Pfizer dhe partnerja e saj gjermane, BioNTech, kanë prezantuar, secila, analiza të provave klinike, që kanë treguar se efikasiteti i vaksinës të tyre - që fillimisht është vlerësuar të ketë qenë 90 për qind kundër simptomave të COVID-19 – zbehet me kalimin e kohës.


Si rezultat, ato thonë se, njerëzit që janë vaksinuar në fillim të procesit të vaksinimit, tani janë më të cenueshëm ndaj infektimit, sidomos në rastin e përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.


Dozat përforcuese ndihmojnë në rikthim të niveleve të zbehura të antitrupave, të prodhuara nga vaksinimi fillestar, kanë thënë prodhueset e vaksinës.


Të dhënat nga testimet klinike të Pfizerit, me 30,000 persona, sugjerojnë se efikasiteti i vaksinës është zbehur për gati 6 për qind çdo dy muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus