Добавить новость

Четверо погибли в Удмуртии в ДТП с участием микроавтобуса и легковушки

Баттл Диджеев в Санкт-Петербурге: Северо-Западные Таланты на Сцене

МУС начал расследование в отношении генпрокурора Карима Хана, обвиняемого в сексуальных домогательствах

В Белой Колпи завершился капитальный ремонт котельной

World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Zbatimi i pjesshëm i marrëveshjes për targat 

Automjete me targa që bartin akronimet e qyteteve të Kosovës dhe që lëshohen nga autoritetet në Serbi, vazhdojnë të qarkullojnë në katër komunat në veri të Kosovës.


Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, por edhe qytetarë serbë në Mitrovicë të Veriut, që bartin targa të tilla.


Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.


Targat e tilla ishin me akronimet “KM” (Mitrovica e Kosovës), “PR” (Prishtinë), “UR” (Ferizaj), “PZ” (Prizren), “GL” (Gjilan). Prishtina zyrtare i konsideronte dhe vazhdon t’i konsiderojë të paligjshme.




Targat “KM” nuk ndalohen, me targa "RKS" s’ka qarkullim në Serbi

Përderisa në komunat në jug të lumit Ibër, të banuara me shumicë serbe, automjete me targa të tilla nuk vërehen, e kundërta ndodhë në komunat e veriut të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan. Në këto komuna, ka mjaft automjete që qarkullojnë me targa të tilla, kryesisht me akronimet KM.


Dejan Markoviq nga Mitrovica e Veriut, thotë se me targa “KM” ai qarkullon lirshëm, madje edhe në vendkalimet kufitare me Serbinë.


“Jo, skam asnjë problem me këto targa. Për çdo ditë kaloj pa probleme, në mënyrë të rregullt. Problemi i vetëm është se me këto targa nuk mund të lëvizë në pjesën qendrore të Kosovës”, tha Markoviq.




Por, kur qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe ata serbë, kanë automjete me targa RKS, ata iu nënshtrohen procedurave në vendkalimet kufitare në Serbi, për t’i hequr këto targa dhe për t’i vendosur targat “Prova” që i lëshojnë autoritetet serbe.


Kështu thotë edhe Ivica, një qytetar serb nga Mitrovica e Verut, automjeti i të cilit bartë targa RKS.


“Duhet të paguhet në postë, në të gjitha vendkalimet për në Serbi. Paguhen 420 dinarë (3.5 euro) dhe pastaj mund të ngisni lirshëm nëpër Serbi. Mendoj se është funksionale dhe të gjithë duhet ta bëjnë këtë. Tabelat zgjasin për dy muaj dhe pastaj përsëri”, tha Ivica.


Hoti: S’kemi vendim nga instancat politike për ndalimin e targave “KM”

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka deklaruar se në katër komunat verirore, deri më tash asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë urdhër nga instancat politike të vendit, për të ndaluar qarkullimin e automjeteve me targat “KM”.


“Kurrfarë ndryshimi nuk ka për atë çështje. Ne s’kemi kurrëfarë vendimi dhe kurrfarë ndryshimi. Siç ka qenë vazhdon të jetë dhe nuk ka ndyshim”, tha Hoti.


Që nga shtatori i vitit të kaluar, autoritetet e Kosovës kanë pushuar së dhëni targa me akronimet KS.




Qeveria: S’do të ketë më targa “KS”, hesht për targat “KM”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe udhëheqës i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, të enjten më 9 shtator, ka theksuar se në takimin e 7 dhe 8 shtatorit në Brruksel, me zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të palës serbe, është ngritur çështja e heqjes së këtyre targave. Por, sipas tij, pala e Kosovës e ka hedhur poshtë mundësinë që të trajtohet kjo çështje, për shkak se, siç ka thënë Bislimi, është artificiale.


Në shtator të vitit 2016, ishte arritur marrëveshja që targat "KS" të hiqeshin fare dhe automjetet e të dyja vendeve të bartnin targat përkatëse gjatë qarkullimit në territorin e njëra-tjetrës.




Poashtu në marrëveshjen e këtij viti, ishte arritur pajtimi që me etiketa apo letra ngjitëse, të mbulohen pjesët relevante të targave, siç janë simbolet dhe akronimet e shteteve përkatëse, gjatë qarkullimit në territorin e njëra-tjetrës.


Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Kosova e ka ndërprerë dhënien e këtyre targave në shtatorin e kaluar, sepse përderisa regjistrimi i veturave ka afat një vit, pas 15 shtatorit të këtij viti, kur edhe skadon marrëveshja, targat e tilla do të ishin jolegale.


“Në tërë treritorin e katër komunave që janë në veriun e Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, janë vetëm 74 vetura që ende nuk kanë kaluar në RKS”, ka thënë Bislimi.


Por, Bislimi nuk ka dhënë ndonjë sqarim se a do të zbatohet marrëveshja e Brukselit për targat, për sa i takon qarkullimit të veturave me targa të Serbisë, si dhe të atyre që në katër komunat veriore bartin targat me akronimet KM.




“Marrëveshja nënkupton zbatimin në tërë territorin”

Përderisa automjetet me targa “KM” mund të hyjnë në territorin e Serbisë, përmes pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, automjetet me targat "RKS", nuk mund ta bëjnë këtë pa i hequr tabelat dhe në vend të tyre të vendosin tabelat me mbishkrimin “Prova”, të cilat ua imponojnë autoritetet kufitare serbe.


Kosova deri më tash nuk ka vënë letra ngjitëse as mbi simbolet shtetërore të Sebisë në targat e automjeteve të këtij vendi, gjatë qarkullimit në Kosovë, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2016.


Në një deklaratë të botuar më 13 prill të këtij viti nga Radio Evropa e Lirë, ish-ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, e cila e udhëhiqte palën e Kosovës në kohën kur është arritur Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes, përfshirë edhe heqjen e targave që lëshoheshin nga strukturat e atëhershme paralele serbe në Kosovë, pati theksuar se marrëveshja nënkupton zbatimin e saj në tërësinë e territorit të Kosovës.


Zbatimi i kësaj marrëveshjeje, sipas saj, është dashur të ndodhë tash e rreth dhjetë vjet.


“Ky ka qenë gjithmonë obligim i Ministrisë së Brendshme, e cila ka kompetencë në këtë fushë. Natyrisht që, derisa ju përmendni se këto targa ende mund të gjenden në veri apo me to kalohet kufiri, atëherë këtu kemi të bëjmë me dështimin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, por edhe të autoriteteve kufitare, të cilat kurrsesi nuk duhet të lejonë mundësinë e një qarkullimi të tillë jolegal”, theksoi Tahiri.




Radio Evropa e Lirë i është drejtuar zëvendëskryeministrit Bislimi për të marrë sqarime lidhur me këtë çështje dhe për të kuptuar nëse do të ketë reciprocitet sipas marrëveshjes. Por, ai ka thënë se për këtë çështje duhet drejtuar zyrës për media të qeverisë.


Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me këto pyetje edhe zyrtarëve për komunikim me media të Qeverisë së Kosovës, por ata deri më tash nuk kanë kthyer përgjigje.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Депутат Госдумы с Алтая ответила на предложение создать министерство секса в России

Вильфанд: на неделе в Москве будет тепло и без осадков

Трагедия на пожаре: погибли 60-летние мужчина и женщина

В Гидрометцентре пообещали москвичам потепление до +8 градусов 9 ноября

Музыкальные новости

"Лада" обыграла "Динамо" в Москве: яркая победа в матче КХЛ

«ЦВБП-медиа»: на шоу Навки над эмблемой ХК «Спартак» появилась свиная голова

В Подмосковье росгвардейцы помогли автолюбительнице, оказавшейся в сложной ситуации из-за гололеда

ОРЕНБУРГСКИЙ ЛРЗ ПРОДОЛЖАЕТ РЕАЛИЗАЦИЮ ПРОЕКТА ИНКЛЮЗИВНОЙ ПРОФОРИЕНТАЦИИ

Новости России

У киоска «Союзпечать», 1986 год, Москва

Депутат Госдумы с Алтая ответила на предложение создать министерство секса в России

Гастроэнтеролог Сухорукова назвала наиболее полезные продукты поздней осенью

В Улан-Удэ вторичные квартиры за октябрь подешевели на 1,8%

Экология в России и мире

Важен каждый шаг: беговой клуб «Будь Здоров» - в благотворительном забеге «Бегу за ОРБИ»

Назван средний чек туров по 10 самым популярным направлениям в ноябре: Египет, Россия, Таиланд, ОАЭ, Турцию и ещё 5 стран

Дмитрий Несоленый возглавил депо «Унеча» компании «ЛокоТех-Сервис»

«Какая же ты худая! Скорее поешь блинчиков!» 6 способов защититься от критики нашего тела и пищевого поведения

Спорт в России и мире

Россиянка Кудерметова проиграла в полуфинале парного Итогового турнира WTA

Теннисистка Пегула снялась с итогового турнира WTA, ее заменит Касаткина

Финал теннисного Итогового турнира WTA пройдет без первой ракетки мира Соболенко

Российская теннисистка Анастасия Потапова сообщила о разводе

Moscow.media

Дайджест новостей «Грузовичкоф» за октябрь

История про Кошку и её Человека

Amazon планирует многомиллиардные инвестиции в разработчика конкурента ChatGPT

В Екатеринбурге выставили на продажу недостроенный детский сад











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Четверо погибли в Удмуртии в ДТП с участием микроавтобуса и легковушки

Поставил спектакль, преподавал и писал музыку: малоизвестные факты об архитекторе Симбирска Феофане Вольсове

Синоптик Леус: Тепло в столице выходит на максимум

В Белой Колпи завершился капитальный ремонт котельной