Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kosova e lë të hapur mundësinë e vazhdimit të lobimit për njohje

Kosova e ka lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të lobimit për njohje të reja pasi sipas zëvëndëskryeministrit, Besnik Bislimi, moratoriumi në bazë të marrëveshjes së Uashingtonit ka qenë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe jo sa i takon angazhimit për njohje.


“Moratoriumi ka pas mandat 1 vjeçar. Moratoriumit i ka skaduar afati më 4 shtator”, tha Bislimi në një konferencë për media të enjten në Prishtinë.


Në shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Uashington, në bazë të së cilës Serbia është dashur të pezullojë fushatën për çnjohjen e Kosovës, ndërsa Kosova është dashur të respektojë një moratorium njëvjeçar, për të mos aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.




Më 3 shtator 2021, një ditë para se ky moratorium të skadonte, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se SHBA-ja ka inkurajuar të dyja shtetet që të vazhdojnë moratoriumin e paraparë me Marrëveshjen e Uashingtonit.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha muajin e kaluar se “nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës shtet të pavarur”, Serbia “do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”.


Emir Abrashi nga organizata Demokracia Plus i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “në fazën në të cilën ndodhemi me një diplomaci të pakonsoliduar, do të ishte në favor të Kosovës që të presë edhe pak dhe ta pranojë këtë kërkesë të SHBA-së”.


Sipas Abrashit, Kosova duke pasur mungesë të theksuar të përfaqësimit diplomatik në shumë vende për shkak të mosemërimit të ambasadorëve, nuk mund t’i bëjë ballë një fushate të çnjohjeve nga Serbia.


Në vitet e fundit Kosova ka aplikuar dhe synon të bëhet anëtare e UNESCO-s, INTERPOL-it, Këshillit e Evropës e organizata të tjera.


Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë janë 117 vende që e njohin shtetin e Kosovës.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus