Добавить новость

МЧС предупредило о грозе и порывистом ветре в Москве 3 июля

Суд пересмотрит приговор экс-губернатору Пензенской области Белозерцеву

СК в окончательной редакции обвинения добавил генералу Попову служебный подлог

Церемония вручения медалей состоялась в ступинском парке Островского



World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Partitë në Maqedoninë e V. nisin fushatën para kohe

Partitë në Maqedoninë e V. nisin fushatën para kohe

Ende pa filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë intensifikuar takimet me qytetarët.

Organizatat joqeveritare, që monitorojnë punën e komunave, thonë se partitë politike në këtë mënyrë po synojnë të konsolidojnë anëtarësinë e tyre.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka afat që deri në fund të gushtit ta caktojë datën e zgjedhjeve lokale.

Këto do të jenë zgjedhjet e shtata lokale, prejse Maqedonia e Veriut ka shpallur pavarësinë më 1991.

Strukturat e partive politike thonë se po organizojnë takime me qytetarët në qytetet e ndryshme maqedonase, pasi, siç thonë, duan t'i dëgjojnë drejtpërdrejt problemet e tyre, në mënyrë që të premtojnë investime në projekte që janë në interes të qytetarëve.

Pjesa më e madhe e ministrave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që vijnë nga Lidhja Social-Demokrate (LSDM), nën moton “Më e mira për komunën tonë”, po promovojnë edhe projekte që janë në kompetencë të pushtetit qendror, si: ndërtimi i kopshteve, sallave sportive e të ngjashme.

Ndërkaq, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE po organizon tubime, ku zyrtarë të lartë po diskutojnë për tema të caktuara dhe, përveç tyre, në këto ngjarje po marrin pjesë edhe ish-zyrtarë të kësaj partie.

Edhe partitë politike shqiptare kanë intensifikuar takimet e tyre me qytetarë, për t'i dëgjuar, siç thonë, shqetësimet e tyre.

Partitë synojnë votat e votuesve të papërcaktuar

Aleksandar Cvetkovski, nga organizata joqeveritare AGTIS, që monitoron punën e komunave, thotë se partitë politike, qoftë ato në pushtet apo në opozitë, kësaj radhe kanë dalë më herët në terren për të fituar votat e qytetarëve.

Sipas tij, duke u bazuar në sondazhe të shumta që sugjerojnë se një numër i madh i qytetarëve nuk pritet të dalin në zgjedhje, për shkak të zhgënjimit me autoritetet komunale, partitë politike kanë vendosur që të dalin më herët në terren, për ta vlerësuar nga afër situatën, në mënyrë që të mund të mobilizojnë anëtarësinë e tyre.

“Premtohet ky ose ai projekt. Madje, shkelen edhe ligjet, sepse po asfaltohen edhe hyrjet në oborre, gjë që është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Por, kjo mendoj se nuk do t’u sjellë shumë dobi partive politike, sepse kjo ka edhe anën tjetër të medaljes - mosrealizimin e premtimeve, që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës në komuna, shërbimet më të mira administrative, shkollat, terrenet sportive etj. E theksoj, kjo nuk do t’u sjellë dobi partive, pasi qytetarët janë të zhgënjyer me punën e kryetarëve të komunave dhe përnjëherë, pak muaj para zgjedhjeve, partitë sërish po dalin në terren”, thotë Cvetkovski.

Kryetarët synojnë edhe një mandat

Anketa e Qendrës për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan IRI nxori në pah se pjesa më e madhe e të anketuarve nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal, ndërkaq mbi gjysma e të anketuarve thanë se ata nuk janë të kënaqur me punën e kryetarit aktual në komunën ku ata jetojnë.

Në këtë drejtim, profesori universitar, Arsim Sinani, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet e këtyre hulumtimeve janë arsyeja që udhëheqësit komunalë po mbajnë takime me qytetarë, para se zyrtarisht të nisë fushata. Sipas tij, partitë kanë për synim që t'i bindin qytetarët që t’i votojnë.

“Kryetarët aktualë të komunave, pjesa më e madhe e tyre do të synojnë që të vazhdojnë qeverisjen e komunave. Por, më e rëndësishmja është se në këto zgjedhje, qytetarët përmes votës do t’i ndëshkojnë (politikanët), pasi nëse është një kandidat i mirë, nuk do të luajë më rol partia politike, por rol kyç do të ketë besimi i qytetarëve te një person i caktuar, i cili mund t’i bëjë ndryshimet”, thotë Sinani.

Asnjë parti politike nuk ka treguar ende nëse do të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër, pasi thonë se janë duke analizuar ende sondazhet që i bëjnë vetë subjektet.

Sipas Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, fushata për zgjedhjet lokale nis tri javë para zgjedhjeve, ndërsa, sipas ligjeve në fuqi, kushdo që keqpërdor fushatën zgjedhore, përgjigjet para drejtësisë.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Начались съемки комедии с Никитой Ефремовым «Дорогая, я больше не перезвоню»

Адские Египетские ночи приближаются: синоптик Вильфанд сделал важный прогноз для россиян

Правительство Венгрии не подтвердило и не опровергло данные о визите Орбана в РФ

Две семьи из Владимирской области участвуют во Всероссийском конкурсе «Это у нас семейное»

Музыкальные новости

Детектив Финник на VK Fest

Metaratings: Джикия отказался от перехода в «Динамо»

«Истинная страсть!»: Конор Макгрегор поддержал заплакавшего на поле Роналду

Москва и Петербург лидируют по уровню зарплат для IT-специалистов

Новости России

Открой для себя свои Курилы

Горящий на площади 600 "квадратов" ангар в центре Москвы обрушился

Мастер-класс по акварели пройдет в «Умной библиотеке» в Химках 6 июля

Адские Египетские ночи приближаются: синоптик Вильфанд сделал важный прогноз для россиян

Экология в России и мире

Языковые модели на основе искусственного интеллекта, повышение производительности сотрудников и экономия ресурсов: BIA Technologies обозначила основные тренды цифровой трансформации

Сеть клиник «Будь Здоров» приняла участие в VK Fest в Санкт-Петербурге

Профилактика утоплений

Аделина Панина: топ-3 самых популярных и действенных ритуалов для привлечения денег

Спорт в России и мире

Потапова отклонила приглашение МОК выступить на Олимпиаде

Энди Маррей заявил о желании стать тренером

30-я победа в сезоне: Медведев справился с Мюллером, а Карацев из-за травмы не доиграл матч с Хачановым на Уимблдоне

Звезда «Гонки» Даниэль Брюль снимет байопик о немецком теннисисте Готфриде фон Крамме

Moscow.media

Программа «Цифровой инвестор» ГМК "Норникель" выходит на новый этап

Столичный спецназ Росгвардии завершил полевой выход в Подмосковье

Институт iSpring запустил программу партнёрства с ИТ-компаниями

Безбашенная Ингушетия.











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В Москве обрушился горящий ангар

Пожар на Грузинском валу в Москве достиг 600 «квадратов», его локализовали

ASTERUS построит более 95 тысяч «квадратов» жилья на Тушинском аэродроме

Две семьи из Владимирской области участвуют во Всероссийском конкурсе «Это у нас семейное»