Добавить новость

Сотрудники МЧС России приняли участие в благодарственном молебне в честь образа Божией Матери «Неопалимая Купина»

Волочкова обвинила завистников в поджоге любимого банного комплекса

В парках Подмосковья проверили здоровье более 10 тысяч человек за лето

Столичный бизнес продолжает оказывать помощь бойцам в зоне СВО

World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kosova assesi t’i bindë shtetet skeptike për heqjen e regjimit të vizave

Mesazhet që ka marrë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë vizitës që pati këtë javë në Francë, sipas njohësve të proceseve të integrimit evropian, duket se kanë zbehur edhe më shumë shpresat se Bashkimi Evropian mund të liberalizoj shpejt vizat për Kosovën.    


Franca është një ndër shtetet më skeptike sa i takon heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.  


Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministri Albin Kurti tha se përfaqësuesit e këtij shteti nuk kanë ndërruar qëndrim sa i takon liberalizimit të vizave për Kosovën.  


“Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, mirëpo nuk ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave”, deklaroi kryeministri Kurti për televizionin publik më 23 qershor .  


Mes tjerash, kryeministri tha se duhet punuar me Holandën dhe shtetet e tjera që janë skeptike për këtë proces. 


Ndonëse nuk është thënë shumë zyrtarisht, po edhe Belgjika ka shprehur rezerva sa i takon mbështetjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.


Refuzimi sidomos i Francës dhe Holandës për të mbështetur këtë proces, lidhet me faktin se këto dy shtete i frikësohen një vale të mundshme të mgirantëve nga Kosova, kurse arsyeja tjetër, është lufta e pamjaftueshme e krimit të organizuar dhe korrupsionit.




Mazreku: Lobim te shtetet e jo tek burokratët e BE-së   

Ndonëse Kosova ka përmbushur thuajse të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, vendimi ka ngecur prej vitesh në Bruksel.  


Sipas profesorit të së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka ngecur për shkak se qeveritë vazhdimisht kanë dështuar t’i bindin shtetet skeptike si Franca dhe Holanda.  


Mazreku thotë se është e dëmshme nëse liberalizimi i vizave, tani të lidhet edhe me një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.  


“Në qoftë se Franca e mendon një gjë të tillë, nuk mendoj se kjo është në përputhshmëri me mënyrën e funksionimit të Bashkimit Evropian, nuk është në përputhshmëri me ato vlerat fundamentale mbi të cilat është ndërtuar BE-ja dhe nuk ka asnjë lloj baze juridike, mbi të cilën funksionin BE-ja e që në këtë rast është traktati i Lisbonës”, thotë Mazreku.  




Mazreku mendon se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, duhet të nisë një ofensivë të takimeve dhe vizitave për t’i bindur shtetet e BE-së që të përkrahin heqjen e vizave për Kosovën.  


“Është koha e fundit kur Kosova duhet ta ketë një mënyrë të funksionimit, se si Kosova i kontakton dhe se si Kosova zhvillon një politikë efektive te vendet anëtare të Bashkimit Evropian, sepse ata janë aktorët kryesorë të cilët e përbëjnë atë që quhet politikë e vendimmarrjes në BE”, thotë Mazreku.  


Për herë të parë, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me procesin e dialogut e lidhi i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.  


Duke folur në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, Lajçak tha se Kosovës nuk i është dhënë liberalizimi ende, pasi që BE-ja nuk ishte e kënaqur me ecurinë e dialogut me Serbinë.  




Rinia e Kosovës më e izoluara në Evropë   


Shumë të rinj dhe të reja nga Kosova, e kanë të pamundur të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.  


Aulona Qorri, studente e farmacisë në Prishtinë, nuk e ka pasur asnjëherë mundësinë që udhëtoj në ndonjërin nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.  


“Nuk kam pasur mundësi të udhëtoj shkaku që nuk kemi viza dhe normal, që ne ndihemi të diskriminuar nga Bashkimi Evropian”, thotë Qorri.  


Aulona thotë se ka vendosur që të studiojë infermierinë, me shpresën se një ditë do të mund të shoh Evropën.  


“Normal që infermieria më së shumti regjistrohet që të dalësh dhe të studiosh jashtë vendit, por nëse më ofrohet mundësia, pse jo. Por ta shohim ditët në vijim, se çfarë po ndodh me procesin e liberalizimit të vizave”.  


Njejtë si Aulona edhe Erëza, përvec vendeve të rajonit nuk e ka patur mundësinë të vizitojë ndonjë vend të zonës Shengen.  


Ajo thotë se nuk e ka marr mundin fare të aplikoj për tu pajisur me vizë, pasi thotë se nuk ka besuar se ambasadat do t’ia lëshonin një të tillë.  


“Është pak si diskriminim i madh për neve që jemi të rinj dhe që kemi goxha nevojë me dalë dhe me shiju jetën jashtë vendit tonë, por vetëm po shpresojmë. E kam për synim që të aplikojë për ‘GreenCard’ tash në tetor”, thotë Erëza.  


“Green Card” është një leje e përhershme e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  


Shumë të kosovarë aplikojnë çdo vit në atë që njihet si ‘lotaria amerikane’, e që është një mundësi për të migruar në mënyrë ligjore në SHBA.  




Saga e liberalizimit   

Liberalizimin e vizave javëve të fundit, e kanë mbështetur disa shtete evropiane në mesin e të cilave Greqia, Austria, Kroacia dhe Italia.  


Kosovës i është premtuar liberalizimi i vizave që nga viti 2011.  


Tre vjet më parë, Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Liberalizimi u votua edhe në Parlamentin Evropian, porse vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së.    


Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.  

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Восемь объектов образования появится в разных частях Москвы благодаря инвесторам

Вперед, керешу!

В «Москва-Сити» закрыли биткоин-обменник с оборотом 200 млн рублей

В 2023 году орловцы тратили на оплату ЖКУ в среднем 9,7% своих расходов  

Музыкальные новости

Концерт «Прекрасный клавесин» для дошкольников прошёл в Пскове

В регионе впервые провели Открытый Кубок Тамбовской области по гольфу

Собянин: Началась реставрация фасадов и кровли здания биржи на Ильинке

Продвижение Песен, Музыки, Стихов ВКонтакте.

Новости России

В Волгоградской области спрос на хирургов вырос на 25%

В Чувашии поддерживают учителей информатики и увлеченных IT-сферой ребят

Военкор Коц сообщил о кадровых перестановках в подразделениях после гибели «Гудвина» и «Эрнеста»

Сотрудники Росгвардии ликвидировали нарколабораторию в Подмосковье

Экология в России и мире

Внимание Премьера! 6 ноября в ДК им. Ленсовета рок-мюзикл «Страсти по Меркьюри. Remastered»

Лучшие саундтреки из фильмов про космос прозвучат в исполнении Симфонического оркестра «Северо- Запад»

Сольный концерт Mayot при поддержке Like FM

В Нижнем Новгороде открыли движение уникального кремлевского фуникулёра

Спорт в России и мире

Касаткина проиграла Хаддад-Майе в финале турнира WTA 500 в Сеуле

Хромачева и Данилина вышли в финал турнира в Хуахине

Качмазов обыграл Дэниэла и вышел в 1/4 финала турнира ATP в Чэнду

Вероника Кудерметова победила Викторию Томову и пробилась в полуфинал WTA-500 в Сеуле

Moscow.media

Инфографика: сентябрьские изменения для автомобилистов при оформлении ДТП по европротоколу

ВИДЕО: в Красноярском крае умер третий ребёнок, который на ужин ел пельмени и курицу

Родители 317,2 тыс. детей в Московской области получают единое пособие

Военные следователи провели рейд по бывшим мигрантам в Феодосии











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В парках Подмосковья проверили здоровье более 10 тысяч человек за лето

В 2023 году орловцы тратили на оплату ЖКУ в среднем 9,7% своих расходов  

Суд взыскал 90 тысяч рублей с Киркорова по иску Успенской

В МИД заявили, что Россия против форсирования процесса ядерного разоружения