Добавить новость

Певец SHAMAN приехал на концерт у посольства США на машине «Победа»

Сибирская Швейцария: что посмотреть в Кузбассе

Длинная юбка макси – модные тренды и советы по составлению образа

Онхон: главная роль принадлежит России

World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Policët e Kosovës së shpejti me kamera trupore

Policët e Kosovës së shpejti me kamera trupore

Nëse e shihni një polic të Kosovës në rrugë duke ushtruar dhunë ndaj ndonjë qytetari, lirisht nxirreni telefonin tuaj dhe filloni të xhironi.

Xhirimi apo fotografimi i rasteve të tilla, mund të jetë përcaktues për të treguar nëse polici ka vepruar në mënyrë të ligjshme.

Arbër Beka nga Inspektorati Policor i Kosovës, thotë se parimisht qytetarët kanë të drejtë të xhirojnë punën e policëve, përderisa nuk e pengojnë punën e tyre.

Beka thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët nuk kanë të drejtë të xhirojnë në rastet kur me shenjë të caktuar është e ndaluar që të ketë incizim ose ka kufizim të lirisë së lëvizjes në zonë të caktuar me shirit të policisë, që bëhet fjalë për një vend të ngjarjes.

“Në qoftë se bëhet një incizim i ndonjë veprimi të zyrtarëve policorë, qoftë të ndonjë arrestimi apo diçka të ngjashme, të mos jetë në një distancë afërsie aq të madhe sa që të pengohet puna e zyrtarëve policorë, duke tentuar që të bëhet një incizim, për shkak se në këtë mënyrë edhe mund të kryhet pastaj vepër penale nga qytetarët ‘pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’”, thotë Beka.

Beka tregon se​ pikërisht disa video-incizime që i kanë dërguar qytetarët, kanë ndihmuar për të vërtetuar shkeljet potenciale të punonjësve policorë, si dhe për të vërtetuar që zyrtarët policorë kanë pasur një reagim profesional.

Sipas tij, Policia e Kosovës është duke iniciuar një projekt për pajisjen e policëve me kamera trupore.

Disa ditë më parë, përmes një njoftimi në Facebook, Policia e Kosovës ka njoftuar se pasi kanë parë në media një foto ku shihet një qytetar duke kryer kundërvajtje rrugore (tejkalim në vijën e plotë), të njëjtit i është shqiptuar tiketa sipas Ligjit mbi kundërvajtjet në trafik.

Fotot që i kushtuan me arrestim

Një ditë fundjave në vitin 2013, Bashkim Bekolli, gazetar nga Prishtina, ishte duke pritur autobusin në stacionin afër ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, në qendër të qytetit të Prishtinës.

Gjatë atyre minutave, ai kishte fotografuar një rreshter të Njësisë Speciale, i cili kishte parkuar gabimisht veturën zyrtare. Për këtë veprim, Bekolli u arrestua nga një patrullë e policisë dhe i kaloi disa orë në një stacion policor.

“Erdhi një veturë e Policisë së Kosovës, ishte një rreshter i Njësisë Speciale, e ndali veturën e tij në vend-parkimin e autobusit, gjë që e pengoi edhe komunikacionin...Nuk mu duk gjest i mirë, e fotografova. Më pa, më vërejti që e fotografova. Erdhi këtu dhe filloi të më kërcënonte: nuk ke të drejtë të më fotografosh. Ma mori telefonin, i fshiu fotografitë, disa gjeste jo të mira”, thotë Bekolli për Radion Evropa e Lirë.

Qytetarët Besart Mjekiqi dhe Art Dushi, thonë se është mirë të xhirohen shkeljet që i bëjnë policët.

“Unë mendoj që po, për shkak se të gjithë njerëzit nuk jemi njësoj. Kështu që mund të jetë ndonjë polic që ushtron dhunë ose çka po di, kështu që ta shohin edhe të tjerët se çka është duke ndodhur”, thotë Mjekiqi.

“Policia janë shërbyes publikë sipas mendimit tim dhe duhet të jetë e lejueshme dhe e obligueshme të xhirohen dhe ta raportojnë atë rast nëse ka ndonjë shkelje ose diçka”, thotë Dushi.

Kusari: Shkeljet e policëve duhet të xhirohen

Në qoftë se polici iu thotë se nuk keni të drejtë ta xhironi, ai është duke vepruar kundërligjshëm, thotë aktivistja Flutura Kusari.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se këta policët duhet të paraqiten në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

“Ka arsye se përse lejohet incizimi dhe filmimi i policëve, për shkak se ata kanë autorizime jashtëzakonisht të mëdha, dhe duke i pasur këto autorizime ata mund edhe t’i keqpërdorin, qysh edhe ka ndodhur shumë herë. Prandaj filmimi dhe publikimi i aksioneve të tyre, sidomos kur ata janë duke bërë diçka të kundërligjshme, i shërben interesit të publikut, prandaj edhe lejohet”, thotë Kusari.

Ajo thotë se në Kosovë ende ka raste kur policia nuk i lejon të tjerët që të filmojnë, kjo ndodh kryesisht jashtë Prishtinës, ku njerëzit ndoshta dinë më pak për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët kanë të drejtë që të xhirojnë aksionet e policisë.

Videoja e realizuar me telefon, ishte dëshmia vendimtare në dënimin e ish-policit Derek Chauvin, i cili u shpall fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd.

Edhe në shtetet evropiane qytetarëve u lejohet që të xhirojnë policët derisa ata janë në detyrë.

Në Francë, presidenti Emanuel Macron insistoi që ta bëjë vepër penale filmimin e policëve, të dënueshme deri më pesë vjet burgim dhe gjobë 75 mijë euro, gjë që çoi në protesta dhe ajo iniciativë u anulua.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Электросамокатам из кикшеринга ограничили скорость в зонах ТТК и МКАД

Пока не доешь: как пищевое насилие приводит к развитию расстройств

Московский подрядчик сорвал сроки установки забора в Алексине

Больше не пускают: в РЖД ввели новые правила прохода в вагоны поездов

Музыкальные новости

Молодёжное первенство. ЦСКА вырвал победу в дерби у "Динамо", "Зенит" проиграл дома "Чертанову".

Семьи работников заводов АО "Желдорреммаш" стали призерами федерального конкурса «Это у нас семейное»

Бизнес-коуч из Чебоксар перевела мошенникам 16 миллионов рублей через банкомат

Канадский хоккеист "Динамо" Комтуа рассказал, что является фанатом Месси

Новости России

Сибирская Швейцария: что посмотреть в Кузбассе

Московский подрядчик сорвал сроки установки забора в Алексине

Пока не доешь: как пищевое насилие приводит к развитию расстройств

ФСБ опубликовала архивы данных о покушении на Гитлера в 1944 году

Экология в России и мире

Певец Дмитрий Камский готовит к релизу новый сингл "Песня Земли"

Красочная фотозона и «Дискотека Детского радио» для гостей фестиваля «Вкус Лета»

Спа-наслаждения от Canopy by Hilton Seychelles

Подсчитано, насколько подорожали авиабилеты на российские курорты: если вы ещё не купили билет, то вы опоздали

Спорт в России и мире

Калинская и Синнер наслаждаются отдыхом в Италии

«Такими вы их никогда не видели». ATP опубликовала видео с Медведевым и Рублёвым

Панова и Сизикова вышли в финал турнира WTA в Палермо в парном разряде

Уроженка Самарской области выступит на Олимпиаде в Париже

Moscow.media

Запчасти выходят на второй круг

Владислав Овчинский: жители дома на Радужной улице начали переезд в новостройку по программе реновации

После вмешательства транспортной прокуратуры восстановлено техническое состояние объектов железнодорожной инфраструктуры

Сила «Грузовичкоф» – в корпоративной культуре 











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Больше не пускают: в РЖД ввели новые правила прохода в вагоны поездов

Пентагон заказал 9 самолетов для США и Японии на сумму более $1,4 млрд

Сибирская Швейцария: что посмотреть в Кузбассе

Декларация Человекоцентричности