Futbollisti Christian Eriksen është në gjendje stabile në spital, njoftoi Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).
"Lojtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar", shkroi UEFA në Twitter.
Ndeshja e futbollit në kuadër të Kampionatit Evropian ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës u ndërpre pasi lojtari Christian Eriksen u sëmurë në fushë.
Mesfushori i Danimarkës Eriksen u shtri në tokë ndërsa luante dhe atij menjëherë iu ofrua ndihma mjekësore për rreth 10 minuta dhe pastaj u transportua nga fusha.
Eriksen kolapsoi në minutën e 42-të të lojës.
Një spiker i stadiumit u kërkoi tifozëve të qëndronin në vendet e tyre derisa të siguroheshin informacione të mëtejshme.
Pas njoftimit se gjendja e tij është stabile, ndeshja rifilloi.