Добавить новость

Андрей Воробьев: в Истре стартовал гастрономический «Сырный фестиваль»

Дети вернувшихся в РФ Дульцевых не знали, что они русские

На столичных предприятиях создают передовую продукцию

Работник интим-сферы из Африки утверждает, что оказывал услуги Анналене Бербок



World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Mali i Zi nuk do të dërgojë ushtarë në KFOR

Mali i Zi nuk do të dërgojë ushtarë në KFOR

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike (NATO), Jens Stoltenberg tha të martën në Bruksel se përfshirja e ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it në Kosovë, do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Këto komente të Stoltenbergut vijnë pasi Qeveria e Malit të Zi është shprehur kundër dërgimit të një toge të këmbësorisë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për këtë si arsyetim është përmendur pandemia.

“Do të mirëprisja kontributin nga Mali i Zi për KFOR-in sepse një gjë e tillë do të mbështeste punën e rëndësishme të KFOR-it dhe do të ndihmonte që të sigurohej paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe për rajonin. Mali i Zi do të ndihmonte në stabilitetin e rajonit dhe do të punonte me aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s në misionin e KFOR-it”, tha Stoltenberg, gjatë një konference të përbashkët për media në Bruksel, me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Gjukanoviq tha se nuk ekziston ndonjë arsye pse Mali i Zi të mos marrë pjesë në misionin e KFOR-it. Ai shtoi se kjo ka të bëjë me “hamendje të natyrës politike”.

“Dyshimet përpiqen t'i forcojnë ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës, të cilët ende mendojnë se ky ka qenë një gabim dhe të cilët përpiqen të kthejnë rrotën e historisë”, tha Gjukanoviq, duke rikujtuar se qëndrimi i qeverisë së mëparshme ishte se duhet të rritet prania ushtarake në Kosovë.

Gjukanoviq tha se është edhe obligim i Malit të Zi, si shtet nga rajoni, që edhe më shumë se shtetet tjera të japë kontributin e tij si anëtar i NATO-s, për stabilitetin e rajonit.

Ministria e Mbrojtjes: Nuk do të dërgojmë trupa në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ushtria e këtij shteti, këtë vit nuk do të dërgojë një togë këmbësorie në misionin e KFOR-it në Kosovë.

“Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe për shkak të kufizimeve buxhetore, ushtria e Malit të Zi nuk planifikon më 2021 të kryejë aktivitete dhe ushtrime të përbashkëta, trajnime ose angazhim të togjeve të këmbësorisë në misionin e KFOR-it në Kosovë”, thanë nga Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi kur u pyetën për arsyen se pse kanë hequr dorë nga dërgimi i trupave në misionin e KFOR-it.

Vendimit për mosdërgimin e trupave në Kosovë i parapriu një paralajmërim i hapur ndaj ministres së Mbrojtjes, Olivera Injac dhe kryeministri Zdravko Krivokapiq, që vijnë nga partia në pushtet, Fronti Demokratik (FD), një parti pro-ruse, se do të mbahen përgjegjës nëse dërgojnë ushtrinë në Kosovë.

Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s në qershor të vitit 2017, dhe një vit më vonë edhe anëtar i KFOR-it, misionit më jetëgjatë të Aleancës Veri-atlantike. Aktualisht, në misionin e Malit të Zi në Kosovë janë të përfshirë dy anëtarë, një oficer i ushtrisë dhe një përfaqësues civil i Ministrisë së Mbrojtjes.

Mali i Zi iu bashkua NATO-s dhe KFOR-it gjatë kohës kur vendi udhëhiqej nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit, Millo Gjukanoviq, parti që humbi zgjedhjet e gushtit të vitit 2020. Pas zgjedhjeve, Qeverinë e re të Malit të Zi e krijoi partia Fronti Demokratik, që ka një orientim të qartë anti-NATO, lëvizja qytetare URA dhe Demokratët.

Ky koalicion e formoi qeverinë në krye me Krivokapiq, një person jopartiak, që gjatë zgjedhjeve udhëhoqi listën e Frontit Demokratik, që garoi së bashku me disa parti më të vogla.

Opozita: Qeveria malazeze, peng i Frontit Demokratik

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pregrad Boshkoviq njëherësh zyrtar i partisë opozitare, Partisë Demokratike të Socialistëve, tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi i qeverisë aktuale për të mos dërguar ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë është një tjetër dëshmi se qeveria është peng i politikave të Frontit Demokratik, që nuk kultivon vlerat evropiane dhe demokratike, në të cilat bazohet Mali i Zi.

“Është shqetësuese që shumica qeverisëse e pranon këtë gjë, thjesht për mbijetesën e kësaj qeverie, e cila është e paaftë dhe katastrofike për Malin e Zi, pavarësisht se ata nënshkruan një letër në fillim të shtatorit, ku u zotuan se do të respektojnë detyrimet ndërkombëtare të vendit tonë”, tha Boshkoviq. Sipas tij, në këtë mënyrë, po minohet besueshmëria e Malit të Zi te partnerët e NATO-s.

Menjëherë pas zgjedhjeve, në shtator, Krivokapiq, së bashku me krerët e Demokratëve dhe të lëvizjes URA, kishin nënshkruar një dokument me parimet ku do të mbështetej Qeveria e re e Malit të Zi. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëpunimi me NATO-n, integrimi në Bashkimin Evropian dhe se njohja e Kosovës është e padiskutueshme.

Sërxhan Periq, ish-deputet dhe aktivist i organizatës Kod, thotë se udhëheqësit e partive fituese, pas zgjedhjeve prezantuan ato parime, por që padyshim, për këto parime, nuk kishin mbështetjen e të gjithë anëtarëve të qeverisë së re. Prandaj, siç thekson Periq, nuk është habi që qeveria vuan nga shantazhet që bën Fronti Demokratik lidhur me dërgimin e ushtarëve në misionin e NATO-s në Kosovë.

“Ata më pas morën përsipër të zbatojnë të gjitha detyrimet ndërkombëtare dhe nëse një temë e caktuar është e dhimbshme ose jo për dikë, do të duhej që atëherë të ishte specifikuar qartë dhe liderët të binin dakord për atë çështje. Kur një marrëveshje nuk qartësohet që në fillim, atëherë krijohet hapësirë që të kemi situata të tilla, ku njëra prej partive do të shantazhojë të tjerët, në kuptimin që ‘për këtë çështje votojë e për këtë jo’”, u shpreh Periq.

FD kërcënon me interpelancë nëse ushtarët dërgohen në Kosovë

Për dërgimin e ushtarëve malazezë në Kosovë, u diskutua edhe në seancën e Komitetit të Sigurisë, që u mbajt më 7 maj, ku u bisedua edhe për buxhetin e ushtrisë për vitin 2021.

Milan Knezheviq nga Fronit Demokratik, njëherësh kryetar i këtij komiteti, tha se ai do të votojë kundër dërgimit eventual të një toge të këmbësorisë në Kosovë.

“Çdo herë do të votoj kundër dërgimit të ushtarëve tanë në Kosovë dhe Metohi sepse ajo është një pjesë integrale e Republikës së Serbisë. Pavarësisht se unë mbaj këtë post tash (të kryetarit të komitetit) unë do të vazhdoj të mbaj qëndrimet që kam pasur më herët”, tha Knezheviq, i cili po ashtu, pjesëmarrjen e misionit aktual në Kosovë e quajti “turpin më të madh të ushtrisë malazeze që nga formimi i saj”.

Knezheviq tha se ai do të iniciojë një interpelancë nëse ministrja Injac dhe kryeministri Krivokapiq vendosin që të dërgojnë trupa në Kosovë.

“Kjo për faktin se ata më 30 gusht morën vota për shkak të pozicioneve të qarta ideologjike, të cilat mbrojnë identitetin shpirtëror, historik e kombëtar të popullit serb dhe malazez dhe për lidhjet midis Malit të Zi dhe Serbisë”, tha Knezheviq.

Në mbledhjen e Komitetit të Sigurisë, më 7 maj, ministrja e Mbrojtjes, Olivera Injac foli për dërgimin e ushtarëve në Kosovë, ku tha se këtë propozim e kishte gjetur në ministri kur mori detyrën e ministres.

Partia Social Demokrate në opozitë, kërkoi nga ministrja e Mbrojtjes që të ketë një vendim të qartë lidhur me dërgimin e ushtarëve malazezë në mision paqeruajtës në Kosovë.

“Cili është pozicioni juaj? Nëse nuk keni një mendim, thoni se nuk e keni. Ju jeni ministre e Mbrojtjes dhe ju lutem që të na tregoni pozicionin tuaj”, tha Rashko Konjeviq nga Partia Social Demokrate.

Megjithatë, ministrja e Mbrojtjes, Injac nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje.

Politikat e Ministrisë së Mbrojtjes sa i përket raporteve me Kosovës, deri më tani, kanë qenë shkaku kryesor i sulmeve dhe provokimeve të vazhdueshme nga Fronti Demokratik ndaj ministres Olivera Injac, përfshirë këtu edhe takimin më 11 maj, që ajo pati me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Interpelanca, me të cilën u kërcënua se mund të përballet ministrja e Mbrojtjes dhe kryeministri, është një mekanizëm që iniciohet në parlament për të vlerësuar një politikë të qeverisë dhe kërkon nga përfaqësuesit e ekzekutivit që të japin shpjegime dhe të justifikojnë vendime të caktuara.

Një interpelancë, madje mund të çojë edhe në ngritjen e një mocioni për votëbesimin e qeverisë.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

YouTube в России перестал показывать видео в высоком качестве

Карточка Артиста.

Строительная готовность школы № 2 имени Пронина в Звенигороде достигла 98%

В Орле открыли бюст поэту Евгению Аграновичу

Музыкальные новости

Philips представляет новый сверхскоростной монитор Evnia 27M2C5200W

«Такие деньги на кону!» Суд не дал движения иску о разводе Бакальчук

Собянин: Разработки московских ученых помогают повысить качество медпомощи

Началась предзагрузка Sword of Convallaria на iOS и Android

Новости России

Минздрав: в ДТП с автобусом в Красноярском крае пострадали 25 человек

Глава Наро-Фоминска провел повторный выездной прием жителей в Апрелевке

Захарова призвала США ввести санкции против американской тюрьмы

Три человека пропали без вести в Приморье во время сплава на сапбордах

Экология в России и мире

Жара? Пейте горячее! Доктор Кутушов назвал метод спасения от жары

Жители Снежинска помогут сделать родной город чище

Всероссийское общество инвалидов провело масштабные мероприятия в Нижнем Новгороде

Сотрудник СЛД «Москва-Сортировочная» филиала «Московский» компании «ЛокоТех-Сервис» принял участие во II Слете лидеров молодежных советов компаний.

Спорт в России и мире

«Несмотря на возраст, они понимают игру»: Морозова — о выходе Шнайдер и Андреевой в полуфинал Олимпиады в Париже

Теннисист Даниил Медведев прекратил борьбу за медали Олимпиады

Донна Векич разгромила Анну Шмидлову и стала второй финалисткой Олимпиады-2024

Азаренко вышла в ¼ финала турнира WTA-500 в Вашингтоне

Moscow.media

После атаки БПЛА на микрорайон Болховский в Орле есть один пострадавший

75 БПЛА сбиты за ночь над российскими регионами

Перевал Актопрак

Торжок











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Новые тротуары появились в поселке Томилино под Люберцами

Минздрав: в ДТП с автобусом в Красноярском крае пострадали 25 человек

Пополнение баланса Steam с промокодами Langame Shop: Экономия на каждой покупке

Московский зоопарк показал новое видео с подросшей Катюшей на улице