Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Numër rekord i migrantëve arrin në Spanjë

Së paku 6,000 migrantë arritën të martën në qytetin Ceuta të Spanjës nga Maroku fqinj.


Shifra theu rekordin në një ditë të vetme, thanë zyrtarët spanjollë.


Sipas tyre, migrantët, që përfshijnë edhe rreth 1,500 të mitur, ose kanë notuar, ose kanë ecur rreth gardheve kufitare.


Autoritetet thanë se i kanë kthyer prapa rreth 2,700 vetë, por jo të miturit.


Qytetet Ceuta dhe Melilla të Spanjës janë bërë së voni destinacione kryesore për migrantët afrikanë.


Trupat spanjolle u vendosën në plazhe, për të ndihmuar policinë kufitare në pikën kryesore të hyrjes në Ceutë - Tarajal.


Më vonë, forcat marokene të sigurisë në Fnideq - qytetin ngjitur - hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të madhe migrantësh pranë gardhit kufitar, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.


Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e anuloi një udhëtim në Paris, ku do të merrte pjesë në një samit të udhëhequr nga Franca, për ndihmën financiare për Afrikën.


Sanchez tha se do të përqendrohet në krizën e Ceutës dhe u zotua se do ta rivendosë normalitetin në qytet.


Në qytetin tjetër, Mellila, të martën hynë 86 afrikanë.


Agjencia spanjolle e lajmeve Efe tha se disa qindra migrantë të tjerë u bllokuan nga forcat e sigurisë.


Forca kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex, raportoi se migrimi i paligjshëm në Ishujt Kanarie të Spanjës - në brigjet e Marokut - është rritur këtë vit.


Në shumicën e rasteve, afrikanët nën-saharianë bëjnë udhëtime të rrezikshme me anije.


Megjithatë, numri i përgjithshëm i migrantëve të padokumentuar që kanë arritur në Evropë deri më tani këtë vit, mbetet shumë poshtë niveleve të para më 2015-2016.


Atëbotë, mbi 1 milion migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kanë hyrë në kontinentin evropian.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus