Добавить новость

Эксперимент с ракетным топливом обернулся ожогами: московский подросток оказался в больнице

Движение поездов МЦД-2 через станцию Царицыно в центр Москвы возобновится с 12 августа

Артист Грек пожертвовал миллионы на борьбу с искусственным интеллектом, чтобы защитить будущее

Между Белгородом и Москвой назначили дополнительные поезда

World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Grantet dhe subvencionet e gëlltitura nga zyrtarët

Nga 10 deri në 30 për qind të vlerës së përgjithshme të granteve apo  subvencioneve, të fituara nga buqit dhe fermerët, në shumicën e rasteve është dashur të jepen ryshfet për zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, thonë për Radion Evropa e Lirë, Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve dhe Ramadan Mema, kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit.


Ata tregojnë se në shoqata vazhdimisht është diskutuar për parregullsitë në procesin e shpërndarjes së granteve dhe subvencioneve, por asnjëri nga bujqit apo fermerët, nuk ka marrë guximin që padrejtësitë t’i paraqesin tek autoritetet kompetente, për shkak të frikës së humbjes së përfitimit.


As për Radion Evropa e Lirë, disa nga bujqit e kontaktuar, përfitues të granteve, nuk kanë pranuar të tregojnë historitë e tyre.


Vlera e ndarë për subvencione dhe grante nga Qeveria e Kosovës në pesë vjetët e fundit, sipas tyre, ka qenë rreth 50 milionë euro. 


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për Radion Evropa e Lirë, lidhur me shumën e ndarë të subvencioneve dhe granteve apo ankesave eventuale të fermerëve apo bujqve.


Mema: “Lista e zezë” për fermerët

Ramadan Mema thotë se shumica e fermerëve janë përballur me kërkesa për ryshfet për sigurimin e skemave të subvencioneve të ndara për ta nga tatimpaguesit e Kosovës.


“Ka ekzistuar një frikë te shumica e përpunueseve që t’i bëjnë publike parregullsitë sepse kanë menduar se do të hyjnë në ‘lista të zeza’ jozyrtare, që në të ardhmen nuk do të kenë mundësi që të jenë përfitues të skemave të ndryshme të subvencioneve që i ka aplikuar Ministria e Bujqësisë. Përndryshe, mendoj se pjesa dërmuese e përfituesve të këtyre subvencioneve, secili mund të ketë një histori”, tha Mema.




Subvencionet janë fonde që qeveria ua merr taksapaguesve dhe ua jep grupeve të caktuara për t’i mbështetur bizneset e tyre dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik.


Kurse grantet janë ndihmë e dhënë nga një organizëm qeveritar ose joqeveritar, në formën e transferimit, por që duhet plotësuar disa kushte të paracaktuara që lidhen me veprimtarinë e shfrytëzimit të kësaj njësie ekonomike.


Tahiri: Grantet, burim i keqpërdorimeve

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, thotë se keqpërdorimet në të shumtën e rasteve janë bërë në procesin e aprovimit të granteve, pasi vlera e mjeteve në këtë skemë ka qenë më e madhe.


“Te grantet ka pasur presion dhe kërkesa të mëdha. Për të fituar një grant, pjesa dërmuese e bujqve është dashur të japin 30 për qind të vlerës së projektit për të cilin kanë aplikuar. Nëse bujku ka aplikuar për 200 mijë euro, është dashur të japë 60 mijë euro për ta fituar projektin”, tha Tahiri.




Ahmetaj: Kam hequr dorë nga aplikimet për shkak të parregullsive

Një nga fermerët që ka aplikuar për pesë vjet radhazi për grante në Ministri të Bujqësisë është Bashkim Ahmetaj nga Komuna e Pejës, por asnjëherë nuk ka arritur që të përfitojë. Ahmetaj udhëheq fermën “Agro Ferma” dhe ka rreth 30 krerë lopë. 


Ai vitet e fundit ka hequr dorë nga aplikimi, për shkak siç thotë Ahmetaj, parregullsive që kanë ekzistuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.


“Unë kam hequr dorë sepse thoshin se duhet jap 10, 20 apo 30 për qind. Kështu që vendosa të mos aplikoj për grante edhe pse plotësoj kriteret e kërkuara. Nuk kam dashur të jap ryshfet paraprakisht”, tregon ai.  


Pikërisht, për keqpërdorim të subvencioneve, marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, Policia e Kosovës më 24 shkurt ka arrestuar 12 persona, në mesin e të cilëve dhjetë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, agjenci kjo që funksiononin në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë. Gjatë bastisjes në shtëpitë e personave të arrestuar, sipas kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, janë sekuestruar deri në 400 mijë euro.




Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten, më 26 shkurt, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për tetë nga zyrtarët, kurse për dy të tjerë është caktuar masa e arrestit shtëpiak.


Kurse më 25 shkurt, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe nëntë persona në komuna të ndryshme të Kosovës, që lidhen me rastin e njohur si “Subvencioni 2021”. Sipas Policisë, “ekzistojnë dyshime të bazuara se personat e dyshuar përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë”.


Tahir Tahiri thotë se në rast se bujqit kanë shkuar dhe janë ankuar në Polici apo kanë dhënë prononcim për media, janë ndëshkuar nga zyrtarë e Ministrisë së Bujqësisë.


“Për ata (bujqit që kanë bërë publik aferat korruptive) janë gjetur forma të llojllojshme për të refuzuar aplikacionin për marrjen e granteve”, thotë ai.


Ndryshe, për të rritur interesimin e fermerëve për mbjelljen e sipërfaqeve më të mëdha me grurë apo kulturave tjera bujqësore, Ministria e Bujqësisë përmes programeve bujqësore, ka disa vite që subvencionon fermerët me nga 150 euro në vit, kurse sipërfaqja minimale e mbjellë me grurë duhet të jetë dy hektarë në pronësi të fermerit. Subvencione me vlera të ndryshme kryesisht ndahen për blegtori, perimtari, pemëtari, pylltari, shpezëtari, bletari dhe mbjellje pranverore dhe vjeshtor.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Ликсутов: выпуском стройматериалов в Москве занимаются более 340 предприятий

Путин может встретиться с президентом Палестины Аббасом 13 августа

Самостоящие железобетонные заборы от компании "Строй Проект": надежность и простота установки

Между Белгородом и Москвой назначили дополнительные поезда

Музыкальные новости

В Китае ко Дню влюбленных запустили акцию «Сделано в России»

Собянин: Москва направит в помощь Курской области свои силы и ресурсы

Цена новых и подержанных автомобилей выросла в России за полгода — «Автостат»

Квартальная выручка Freedom Holding Corp. выросла до $450,7 млн

Новости России

Москвичей предупредили о ливне, грозе и порывистом ветре в воскресенье

В Москве возбудили уголовное дело после ДТП с подростками

Запасы марганцевой руды в Запорожской области могут избавить Россию от импорта сырья

Артист Грек пожертвовал миллионы на борьбу с искусственным интеллектом, чтобы защитить будущее

Экология в России и мире

BIA Technologies наградила победителей международного конкурса математических докладов Best Paper Award

Сколько чашек цикория можно пить в день без вреда для здоровья?

Токсиколог Кутушов назвал топ продуктов для активной работы мозга

На 20% в сравнении с прошлым сезоном поднялся спрос на круизы по рекам осенью

Спорт в России и мире

Героиня России на Олимпиаде-2024: родилась в Жигулевске, поступила в универ в США, носит косынку

Теннисист Зверев раскритиковал условия в Олимпийской деревне

Шнайдер впервые вышла в полуфинал WTA 1000 и дебютирует в топ-20

Шнайдер в двух сетах обыграла Гауфф и вышла в ¼ финала турнира WTA-1000 в Торонто

Moscow.media

Кроссоверы Москвич — а что в них российского?

43664

«Сады и люди»: что можно увидеть рассказывает Радио Romantika

Башни Пялинга (Ингушетия)











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В аэропорту Благовещенска 300 пассажиров более суток не могут улететь в Москву

Семь заявок подали из Орловской области на Знание.Премия — 2024

Сотни артистов примут участие в международном конкурсе «Московская a cappella»

Артист Грек пожертвовал миллионы на борьбу с искусственным интеллектом, чтобы защитить будущее