Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kuvendi voton për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse

Kuvendi i Kosovës votoi të martën për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.


Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët dhanë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës.


“Përparimi i vazhdueshëm në aspektin operacional dhe profesional i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve tanë, kanë bërë që FSK-ja të fitojë besimin e partnerit tonë kryesor strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të qenë krah forcave paqeruajtëse amerikane në misione ndërkombëtare paqeruajtëse”, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, në fjalimin e tij përpara Kuvendit të Kosovës.


Seanca e jashtëzakonshme u mbajt me kërkesë të Hotit.


Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.


Ky vendim më pas i është dërguar Kuvendit të Kosovës.


FSK-ja, deri më tani, nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit.


Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura.


Sipas legjislacionit, është paraparë që procesi i transformimit në Ushtrinë e Kosovës të zgjasë dhjetë vjet.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus