Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Gjermania me masa edhe më të ashpra kundër koronavirusit

Gjermania njoftoi se masat e saj kundër koronavirusit do të vazhdojnë deri më 31 janar, ndërsa paraqiti edhe disa kufizime të reja.


Masat mbarëkombëtare, përfshirë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve jothelbësore, janë ndërmarrë në mes të dhjetorit dhe pritej të vazhdonin deri më 10 janar.


Të martën, kancelarja gjermane, Angela Merkel, takoi udhëheqësit e 16 landeve, me të cilët u dakordua për kufizme të reja, që do t’i zvogëlojnë kontaktet midis njerëzve.


Ato përfshijnë kufizimin e lëvizjes së banorëve në rajone me norma të larta të infeksionit me koronavirus, në një distancë prej vetëm 15 kilometrash nga shtëpitë e tyre.


“Masat që kemi miratuar janë drastike. Janë më të ashpra”, tha Merkel pas takimit.


Udhëheqësit u pajtuan për kufizime të reja edhe në tubimet private.


Njerëzit do të lejohen të takojnë vetëm një person nga një familje tjetër.


Deri më tash kanë mundur të takohen deri në pesë vetë të dy familjeve.


Kryetari i Berlinit, Michael Mueller, pranoi se masat janë “të rënda për shumë njerëz”.


Por, ai tha se barra që po vë pandemia e koronavirusut mbi spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv, mbetet e lartë.


Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, Gjermania ka regjistruar mbi 1.8 milion raste me koronavirus dhe mbi 36,000 viktima, prejse ka nisur pandemia në pranverën e vitit të kaluar.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus